GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PL prezanton kandidatët/ Meta: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral

20:00 - 05/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PL prezanton kandidatët/ Meta: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka mbajtur ditën e sotme një aktivitet tek Xhamia e Namazgjasë, ku ka preznatuar kandidatët për deputetë, të cilët garojnë në listat e koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Pjesë e takimit është bërë edhe kryetari i partisë, Ilir Meta, përmes një audio-mesazhi nga burgu, ku ndodhet që prej 21 Tetorit të vitit të kaular me urdhër të SPAK, teksa garon në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, edhe pse në qeli.

Gjatë fjalës së tij, Meta renditi akuzat ndaj Qeverisë, teksa citoi edhe premtimet e forcës politike që ai drejton, që pretendon se do të realizohen pas zgjedhjeve të 11 Majit, nëse arrijnë të marrin pushtetin.

Listat e mbyllura edhe për këto zgjedhje, Ilir Meta ia “faturon” Edi Ramës, teksa shtoi se iu duhen 84 mandate që të ndryshojnë menjëlherë Kodin elektoral pas marrjes së pushtetit.

Ndër të tjera, Ilir Meta ka bërë thirrje edhe për të marrë vota personale në 11 Maj, pasi garon në listë të hapur.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, as 8% të PBB, por rënia e eksporteve përkeqësohet pa ndalim, ndërkohë që Maqedonia e Veriut eksporton 57% të PBB.

Sot, pas 12 vjetëve, jemi vendi me taksat më të larta, por edhe më të shtuara gjatë kësaj kohe në rajon, por çuditërisht jemi edhe vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike, as 28% të PBB, ndërkohë që Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera i kanë të ardhurat nga 41% në 42.6% të PBB.

Kjo diferencë prej 14%, është 3.3 miliard euro në  një vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, që i takojnë një mandati qeverisës.

E pra, për të gjithë skeptikët e premtimeve tona dhe të opozitës, do të mjaftonin vetëm këto 13.2 miliard euro, që sekti i Edi Ramës i grabit pa hyrë fare në Buxhetin e Shtetit, për t’i tejkaluar të gjitha premtimet e koalicionit “PD–ASHM”, pa llogaritur këtu qindra milion euro që do të kursehen nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, nga “Tigrat” e energjisë në Vlorë që nuk punojnë  dhe nga skemat 5D të “Rilindjes” kudo ku shpenzohen dhe investohen paratë publike të shqiptarëve.

Ndaj qytetarët tanë duhet të votojnë Nr. 1 në fletën e votimit, koalicionin “PD–ASHM”, që ata të jenë të parët në çdo vendim të Qeverisë të re.

Pesë  prioritetet  e Partisë të Lirisë, të miratuara një vit më parë, në Konventën Historike të 27 Prillit, janë pjesë e marrëveshjes tonë të koalicionit që do të ndalë shpopullimin dhe që do të kulmojë me shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Modeli hungarez, shumë i suksesshëm, për mbështetjen e familjeve të reja, për strehimin e tyre dhe nxitjen e lindshmërisë, është edhe modeli ynë. Modeli maqedonas për mbështetjen konkrete për çdo njësi prodhimi në bujqësi dhe për çdo lopë, dele, dhi, shpendë dhe  koshere, do të jetë modeli ynë. Modeli maqedonas i krijimit të zonave të lira, do të jetë modeli ynë për tërheqjen e investimeve të huaja me rritjen e eksporteve.

Sepse modeli ynë do të jetë mbështetja e prodhimit vendas dhe jo falimentimi i tij me qëllim lulzimin e “Ballkanit të Hapur”. Sepse modeli ynë është fuqizimi industrial i vendit përmes rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar të lëndëve të para. Sepse modeli ynë është fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritjes së cilësisë në arsim. Sepse modeli ynë është mbështetja e sportit dhe jo e drogës. Sepse modeli ynë është mbështetja e trashëgimisë kulturore dhe jo e shkatërrimit të saj.

Duke votuar për Nri. 1 “PD – ASHM”, shqiptarët kanë votuar për uljen drastike të taksave, por edhe për formalizimin e shpejtë të ekonomisë. Duke votuar për ne, shqiptarët kanë votuar për thjeshtimin e taksave dhe shporrjen e inspektorëve përmbi inspektorë dhe sistemin gjobvënës dhe patronazhist të sotëm. Duke votuar për ne ata votojnë jo vetëm për barazinë para ligjit, por së pari për barazinë e votës, e cila është shkatërruar nga Edi Rama për të eleminuar llogaridhënien dhe zgjedhjet e ndershme.

Më 11 Maj, shqiptarët do të votojnë praktikisht vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 e Kuvendit është e paracaktuar, për shkak të Edi Ramës, shpikësit të listave të mbyllura. Ndaj Partia e Lirisë, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se prioriteti i saj i parë do të jetë ndryshimi i Kodit Elektoral për të garantuar 100% hapjen e listave dhe barazinë e votës. Ndaj për këtë koalicionit tonë i duhen 84 mandate që ta realizojë këtë ndryshim vendimtar menjëherë dhe pa Edi Ramën, armikun e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në partinë e tij dhe në Shqipëri.

Partia e Lirisë do të jetë garante për shpejtimin e integrimit europian të vendit, siç ka qenë LSI në të gjitha momentet kyçe në të kaluarën. Ju ftoj të gjithëve të mos ndalemi asnjë sekondë këto 35 ditë, duke takuar çdo qytetar dhe çdo votues të ri, në mënyrë të veçantë, për t’i bërë ata pjesë të këtij ndryshimi historik që po ndodh. Dua të përshëndes Onin, një student i cili punon edhe si kamarier, të cilin vetëm një herë e kam takuar rastësisht dhe i cili ka bërë deri tani 113 vota të sigurta, nga të cilat 15 vetëm nga shokët dhe të afërmit e tij në diasporë.

Por ai nuk ndalet, sepse ai nuk do që të largohet nga vendi ynë.

Në kushtet e izolimit ekstrem, unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për ILIR METAJ si deputet i Tiranës. A nuk isha unë si Kryeministër, në Maj – Qershor 2001, që i ktheva Tiranës parkun “Rinia”? A nuk isha unë si Kryeministër që me vendim Qeverie mora në mbrojtje Teatrin Kombëtar dhe zonën muzeale të Tiranës?

A nuk isha unë si President i Republikës që u paraqita vetë në Gjykatën Kushtetuese, për të parandaluar shkatërrimin barbar të teatrit? Dhe a nuk ishte diktatori me atlete ai që urdhëroi në mënyrë të paligjshme dhe fashiste shkatërrimin e Teatrit me artistët brenda, në mes të natës? E pra, ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë se ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës.

Ndërsa unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”. Vota për këtë aleancë, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik. Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës. Liria do të triumfojë më 11 Maj dhe të gjithë shqiptarët do të marrin frymë lirisht në 12 Maj, sepse ky vend ka diell për të gjithë.

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Nga akciza te taksa e pronës, Berisha prezanton nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët

U shoqërua nga policia, aleati i Berishës bën deklaratën e fortë: Më tërhoqën zvarrë dhe më…

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com