GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PL propozon ndryshime ligjore për energjinë elektrike, Meta: T’i jepet fund burokracive

14:03 - 17/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama po shmang vëmendjen nga skandalet”, si e komenton Meta fjalimin e Ramës në KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend propozime për ndryshime ligjore në ligjin për energjinë elektrike. Kreu i PL-së, Ilir Meta tha se këto ndryshime synojnë t’i japin fund pengesave burokratike e korrupsionit të kudogjendur.

Në një konferencë nga selia e PL, Meta u shpreh se këto ndryshime synojnë liberalizimin e ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burime të energjisë të rinovueshme duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për energjinë elektrike.

“Problemi i energjisë elektrike është një çështje madhore, që influencon direkt në ekonominë e vendit dhe në buxhetet familjare të qytetareve veçanërisht në këto kohë të vështira të rritjes shumë të madhe të çmimeve të saj. Qeveria nuk e ka ende në operim bursën shqiptare të energjisë. Qeveria nuk ka miratuar ende Operatorin e Energjive të Rinovueshme. Për liberalizimin dhe stimulimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese nga burimet e energjisë së rinovueshme nevojitet të rregullohet pika 1 e nenit 49 të ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”. Liberalizimi i tregut do të mobilizojë një gatishmëri më të madhe të konsumatorëve familjarë e privatë për të investuar në këto impiante, duke shmangur pengesat burokratike. Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burime të reja për plotësimin e nevojave të saj në rritje për energji elektrike. Kapaciteti aktual i instaluar për prodhimin e energjisë është 2607MË dhe nga centralet fotovoltaike është vetëm 23 MË. Këto ndryshime do të jenë një shtysë e re për plotësimin e objektivave kombëtare për prodhimin e energjisë së rinovueshme që për 2020 ishin 38 %. Qeveria me udhëzimet e nxjerra ka frenuar dhe nuk ka stimuluar që konsumatorët të plotësojnë kërkesën e tyre për energji nëpërmjet vetëprodhimit. Sektori banesave dhe tregtisë përbën 37% të konsumit final të energjisë të llogaritur sipas sektorëve”, tha Meta.

Etiketa: energjikuvendmetaPL

Lajme të lidhura

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Bardhi: Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj

09:10 - 07/02/26
Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës

08:17 - 07/02/26
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun
Breaking Views

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Para
“Rusia do e humbasë luftën”/ Kryediplomati europian i bindur, ja si e argumenton

“Rusia do e humbasë luftën”/ Kryediplomati europian i bindur, ja si e argumenton

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Bardhi: Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj

09:10 - 07/02/26

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke...

Lexo më shumë
Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit

08:34 - 07/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:18 - 07/02/26
Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës

Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës

08:17 - 07/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shkurt 2026

07:37 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com