GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e emigrantit, AMP: Pezullohet nga puna polici

19:04 - 05/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Plagosja e emigrantit, AMP: Pezullohet nga puna polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një reagim në lidhje me plagosjen e qytetarit nga Egjipti nga efektivi shqiptar. Sipas AMP-së, në vendin e quajtur Mamës forcat e policisë kanë konstatuar furgonin me emigrantë të paligjshëm të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore.

Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë.

Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës. Më pas, AMP bën të ditur se ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i furgonit i cili ka rënë nga 3 metra lartësi, teksa tentoi që t’i largohej policisë.

NJOFTIMI I AMP:

Në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime.

Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volksvagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qera. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqiponja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.

Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqiponja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.

Eshtë verifkuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufjve” dhe “Mosbindja e Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal. Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B. Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

Plagosja e qytetarit nga Egjipti u konfirmua ditën e sotme nga policia e shtetit.

Sipas tyre, egjiptiani mbeti i plagosur nga një polic i Kukësit, gjatë një operacioni për kapjen e klandestinëve në kufi me Kosovën për kalim të paligjshëm. Një fugon me klandestinë ishte në ndjekje nga policia, por ku iu bë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit duke zbritur dhe duke u larguar në këmbë. Më pas, policia ka qëlluar në drejtim të tyre në përpjekje për të neutralizuar trafikantët e qenieve njerëzore, nga ku mbeti i plagosur një klandestin egjiptian. Policia në njoftimin për mediat, bëri të ditur se ka nisur hetimet për efektivin që la të plagosur shtetasin e huaj.

Etiketa: KukësPlagosjePolicia

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
Brazil-Koreja e Jugut, ja formacionet zyrtare

Brazil-Koreja e Jugut, ja formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com