GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Plani emergjent i gazit, ministrat e BE-së mblidhet sot në Bruksel

08:19 - 26/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bombardimet në Ukrainë, Ursula von der Leyen: Putin ktheu luftën në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të takimit të posaçëm të ministrave evropianë të Energjisë që zhvillohet të martën (26.07) në Bruksel, shumë vende anëtare kërkuan përjashtime nga objektivi për të kursyer 15 për qind të gazit. Sikurse njoftuan zyrtarë dhe diplomatë të lartë të BE-së në Bruksel, disa vende të Evropës Jugore si Greqia, Spanja dhe Italia e kanë vënë në pikëpyetje solidaritetin e nevojshëm me Gjermaninë dhe shtetet e tjera që janë të varura nga Rusia. Rezerva kanë gjithashtu dhe Franca dhe Polonia.

Për të siguruar furnizimin e Evropës me gaz pavarësisht reduktimeve ose pezullimit të furnizimit me gaz nga Rusia presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje të premten e kaluar të gjitha vendeve anëtare të kursejnë 15 përqind të nevojave të tyre konvencionale për gaz në periudhën 1 gusht deri më 31 mars. Nëse kjo thirrje nuk mjafton Komisioni i BE-së dëshiron që kursimet t’i bëjë të detyrueshme.

Thirrje për solidaritet

Ministri Federal i Ekonomisë Robert Habeck ka bërë vazhdimisht thirrje për solidaritet midis vendeve anëtare të BE-së. Por vendet jugore në veçanti Spanja, Portugalia apo Greqia janë shprehut se nuk e kuptojnë se pse qytetarët e tyre apo industria e këtyre vendeve duhet të bëjnë kursime për shkak të varësisë së Gjermanisë nga gazi rus. Athina dhe Madridi iu referuan në këtë kontekst edhe qëndrimit të ashpër gjerman ndaj këtyre vendeve gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Gjermaninë

Një përfaqësues i BE-së theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për Gjermaninë: “Ne kemi një treg të brendshëm të BE-së dhe pasojat e dhimbshme do të ndjehen nga të gjithë.” Ndërkohë Rusia njoftuar se do t’i shkurtojë furnizimet me gaz përmes tubacionit Nord Stream 1 në Detin Baltik në rreth 20 për qind të kapacitetit.

Sipas ministres franceze të Tranzicionit të Energjisë, Agnès Pannier-Runacher, Franca në parim është e gatshme për “solidaritet” me Gjermaninë, por mundësitë për të dërguar gazin e kursyer në Republikën Federale të Gjermanisë janë “fizikisht dhe teknikisht të kufizuara”. Po ashtu sipas saj  nuk është realist as objektivi për një kursim në një shkallë të njëjtë për të gjitha vendet e BE-së.

Gatishmëri për solidaritet, por ….

Edhe ministrja polake e Klimës Anna Moskwa tha se as vendi i saj nuk mund të pajtohet me projektin e kursimit. “Vendet e kanë të vështirë të japin dritë jeshile për kursimin e detyrueshëm të gazit pa e ditur se si do të jetë dimri dhe pa mbrojtur interesat e tyre”, theksoi ajo.

Presidenca çeke e Këshillit të BE-së shpreson që të martën të arrihet në ndonjë përfundim, edhe si një “sinjal ndaj Rusisë”, siç u tha në Bruksel. Një vendim i tillë kërkon një shumicë të cilësuar prej 15 vendesh anëtare që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së./DW

Etiketa: BEgazi

Lajme të lidhura

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli
Aktualitet

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli

19:07 - 17/01/26
SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane
Botë

Përplasja për Groenlandën, Trump vendos tarifa doganore ndaj shteteve europiane

18:04 - 17/01/26
Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

16:36 - 17/01/26
Para
Autoritetet iraniane ndalojë gratë të shfaqen në reklama

Autoritetet iraniane ndalojë gratë të shfaqen në reklama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar...

Lexo më shumë
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea

20:46 - 17/01/26
Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

20:04 - 17/01/26
Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

19:46 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com