GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Planifikuan atentatin në Berat ndaj një personi, arrestohet 50-vjeçari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Planifikuan atentatin në Berat ndaj një personi, arrestohet 50-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër anëtar i grupit kriminal është arrestuar si i përfshirë në atentatin e ‘dështuar’ në Berat ndaj një personi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të personave të tjerë.

Kujtojmë se nga 3 personat e grupit kriminal, janë arrestuar vetëm 2 dhe një tjetër ndodhet ende në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Berat/Vijon operacioni policor i koduar “Objektivi”.

Identifikohet një tjetër shtetas i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit.

Vihet në pranga 50-vjeçari nga Korça.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u parandalua atentati ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal, strukturat e DVP Berat kanë vijuar hetimet e thelluara në lidhje me këtë rast.

Në vijim të veprimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë 48 orëve të fundit, janë shoqëruar 13 shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua edhe një shtetas tjetër i implikuar, konkretisht shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë.

Falë koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe  shoqërimi i këtij shtetasi në ambientet e DVP Berat, ku në përfundim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i tij, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe monucioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Korcë dhe të DVP Tiranë, dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, duke siguruar bashkëpunim me Policisë e Kosovës, vijojnë veprimet komplekse për kapjen e shtetasve në kërkim dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit G. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestatentatBerat

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Saimir Tahiri lë burgun, zbulohen arsyet që bindën Gjykatën të lirojë ish-ministrin

Saimir Tahiri lë burgun, zbulohen arsyet që bindën Gjykatën të lirojë ish-ministrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com