GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Plas keq në studio, zëdhënësi i Berishës i hedh shishen analistit

22:46 - 24/10/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Plas keq në studio, zëdhënësi i Berishës i hedh shishen analistit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”

“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin. “Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.

 

 

Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.

“Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela, ndërsa tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës.

Pjesë nga debati:

Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.

Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.

Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.

Lela: Çfarë halli kam unë?

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.

Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?

Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla

Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë

Lela: Hahaha

Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

Zekthi: E ke bërë editorial

Lela: Si e kam bërë Ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

Zekthi: O maskara!

Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!

Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!

gijotina.com/

Etiketa: Alfred Leladebat i ashper

Lajme të lidhura

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Plagosja e 40-vjeçarit në Peqin, zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim autori

Plagosja e 40-vjeçarit në Peqin, zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

Ndërpritet përkohësisht ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias në Rrogozhinë. Skuadra e Tetovës braktisi fushën e lojës në minutën e 71-të,...

Lexo më shumë
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com