GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plas thika për pronat në Korçë, arrestohet djali i pronarit të resortit në Moravë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Plas thika për pronat në Korçë, arrestohet djali i pronarit të resortit në Moravë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak minuta pas raportimit të plagosjes së një 60-vjeçareje në Korçë, një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në këtë qytet. Burimet policore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.15 në afërsi të resortit “Montrelux” në malin e Moravës në Korçë, i cili më parë njihej si “Morava Resort”.

Sipas të dhënave policore, dy protagonistët e ngjarjes, Anri Reli dhe Sotiraq Misha, kanë nisur një debat për motive pronësie. Debati ka degjeneruar në dhunë mes palëve, ku Anri Reli, i cili është djali i Arben Relit, pronari i resortit të famshëm në Moravë, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Mishën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet nga spitali thanë se Misha ka marrë dëmtime të rënda afër qafës. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të vendosë në pranga të dyshuarin e plagosjes. Policia tha se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se disa muaj më parë, prokuroria akuzoi pronarin e resorit “Montrelux”, Arben Reli për ndërtim pa leje. Sipas hetimeve, Arben Reli ka ndërtuar mijëra metra katrorë në ish “Morava Resort”. Këto, të ndërtuara ditën dhe natën. Është hedhur beton, hekur, janë vendosur tulla dhe është bërë çati. Ende nuk dihet nëse sherri i të birit ka lidhje me pronat për këtë ndërtim, por edhe kjo pistë po hetohet nga policia./ Gijotina.com

Etiketa: arrestimesherr me thike

Lajme të lidhura

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit
Breaking Views

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj
Breaking Views

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Para
Çfarë nuk u pa në ndeshjen Nice-Marseille/ Dalin pamje të reja nga sherri

Çfarë nuk u pa në ndeshjen Nice-Marseille/ Dalin pamje të reja nga sherri

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com