GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Platforma për bashkimin e PD, Alibeaj: Javë me debate. Ja kush e mbështet

10:44 - 16/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Platforma për bashkimin e PD, Alibeaj: Javë me debate. Ja kush e mbështet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar platformën për bashkimin e demokratëve dhe zgjidhjen e krizës brenda selisë blu.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj përmendi emrat e të gjithë deputetëve të grupit parlamentar që kanë firmosur platformën e bashkimit, nder të cilët janë Zheni Gjergji; Lefter Gështenja; Andia Ulliri; Alfred Rushaj; Agron Gjekmarkaj, etj ndërsa shtoi se grupi duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të ish kryeministrit Berisha.

“Thirrja jonë nuk e ka gjetur mirëkuptimin e Berishës. Grupi duhet të marrë vendim pavarësisht mendimit të Berishës. Që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, duke e quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara, kam kërkuar dakordësi që në mbledhje të vinin edhe kolegë deputetë që janë përjashtuar. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhje të gjithë kolegët e pezulluar, është fakt që çdo mbledhje është bërë dhe me prezencën e tyre, dua të falenderoj çdo njërin që iu përgjigj kërkesës sonë, kanë luajtur një rol konstruktiv në mbledhje. Aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete. PD nuk ka asnjë të tepërt”, tha Alibeaj.

Pikat e draftit të propozuar nga Alibeaj:

1.Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga cdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

2.Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

3.Anullohet çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

4.Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar.

5.Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, ështja zgjidhet nga GPPD.

Hapi 3: Më pas zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. Marrja e propozimeve për kryetar të PDSH, percaktimi i kritereve të kandidimit dhe filtrimi i kandidaturave të bëhet nga grupi  parlamentar me votë të fshehtë. Të drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara.

6.Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Etiketa: AlibeajKryesore1PD

Lajme të lidhura

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn
Breaking Views

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

22:45 - 12/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
Para
Ishte duke punuar/ Ja si humbi jetën tragjikisht shqiptari në Itali (EMRI)

Ishte duke punuar/ Ja si humbi jetën tragjikisht shqiptari në Itali (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn
Breaking Views

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

22:45 - 12/02/26

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Lexo më shumë
Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

22:17 - 12/02/26
“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

20:58 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com