GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Play off”-et, faza e 1/16 dhe formati deri në finale; ja si funksionon shorti i Champions-it

18:14 - 23/01/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Play off”-et, faza e 1/16 dhe formati deri në finale; ja si funksionon shorti i Champions-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një xhiro e vetme mbetet ende për t’u luajtur në fazën e parë të formatit të ri të Champions League. Të mërkurën e 29 janarit do të luhen të gjitha ndeshjet e fundit të grupit, njëkohësisht me start orën 21:00.

Tetë më të mirat nga faza e ligës me 36 ekipe do të kualifikohen automatikisht në 16-shen e fundit, duke lënë tetë hapësira të tjera për t’u vendosur përmes rrugës së play-off-it.

“Play off” do të përfshijë 8 sfida mes skuadrave të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin. Fituesit e këtyre ndeshjeve (më 11 dhe 12 shkurt luhen ndeshjet e para dhe më 18 dhe 19 shkurt të kthimit) do të përballen me 8 skuadrat e renditura të parat në fazën e grupit, që kualifikohen direkt.

E gjitha kjo, sipas një sistemi të ri, do të zhvillohet në një format “tenistik”, që do të përcaktojë rrugëtimin e secilës prej 16 skuadrave deri në finalen e Mynihut më 31 maj. Shorti i “play off”-eve do të mbahet të premten, më 31 janar, në Nyon, selia e UEFA-s. Ky short do të organizohet në çifte. Dy skuadrat e para nën zonën e kualifikimit direkt (e 9-ta dhe e 10-ta në renditje) do të përballen me skuadrat e dy vendeve të fundit (e 23-ta dhe e 24-ta).

Shorti do të përcaktojë nëse e 9-ta do të ndeshet me të 23-tën apo të 24-tën dhe si rrjedhojë, kush do të jetë kundërshtari i 10-tës. E njëjta gjë do të ndodhë për të gjitha çiftimet e tjera: e 11-ta dhe e 12-ta kundër të 21-tës ose të 22-tës, e 13-ta dhe e 14-ta kundër të 19-tës ose të 20-tës, e 15-ta dhe e 16-ta kundër të 17-tës ose të 18-tës. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 16-tin do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Më 21 shkurt, gjithashtu në Nyon, do të hidhet shorti për 1/8 finale të Champions League (ndeshjet e para më 4 dhe 5 mars, kthimet më 11 dhe 12 mars). Parimi mbetet i njëjtë: dy skuadrat e para në renditjen e fazës së grupeve (p.sh., Liverpool-i dhe Barcelona aktualisht) do të përballen me fitueset e “pla yoff”-eve mes skuadrave të renditura 15-ta/16-ta dhe 17-ta/18-ta.

Vijon kështu: e 3-ta dhe e 4-ta kundër fitueseve të “play off”-eve mes skuadrave të renditura 13-ta/14-ta dhe 19-ta/20-ta; e 5-ta dhe e 6-ta kundër fitueseve të “play off”-eve mes skuadrave të renditura 11-ta/12-ta dhe 21-ta/22-ta; e 7-ta dhe e 8-ta kundër fitueseve të “play off”-eve mes skuadrave të renditura 9-ta/10-ta dhe 23-ta/24-ta.

Pas kësaj, kalendari do të ndjekë formatin “tenistik”, ku dy skuadrat e para të renditura në fazën e grupeve vendosen në dy skajet e tabelës, me mundësinë për t’u përballur vetëm në finale.

Etiketa: ChampionsChampions League

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n/ Çfarë përfiton Kosova

Marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n/ Çfarë përfiton Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com