GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Plehrat mal, Llatja jep 72 mln lekë për “monitorimin” e landfillit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Plehrat mal, Llatja jep 72 mln lekë për “monitorimin” e landfillit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eco-ELB firma që menaxhon inceneratorin e Elbasanit vazhdon të vjedhë me prokurimet publike. Administratorja Leli Kaja, që me sa duket i ka krahët e ngrohta nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, nuk ka frikë nga hetimet që vazhdojnë në SPAK për këtë incenerator. Një nga tenderët e zhvilluar nga Eco-ELB, këtë herë është anuluar nga KPP. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, për landfillin”, me fond limit 6.000.000 lek (pa TVSH) Loti I.

Ka qenë firma “Tenuis Laboratories” SHPK ajo e cila ka denoncuar pranë KPP, ku thekson se Eco-Elb ka vendosur në tender kritere diskriminuese që pengojnë konkurrencën e drejtë.

Pika e parë që evidenton denoncuesi është se Kaja kërkon që operatori duhet të ketë dy automjete për të bërë transportin, por nuk jep opsionin që këto dy automjete të jenë edhe me qira, veprim i cili përjashton automatikisht disa kompani.

“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se referuar testit të proporcionalitetit, kërkesa e autoritetit kontraktor për disponimin e dy pajisjeve matëse për çdo parametër, shkon përtej asaj se çfarë është e nevojshme për realizimin e synimit të kërkesës së autoritetit kontraktor”, shpjegon KPP.

Gjithashtu, ankimuesi kërkon të ndryshohet pika ku kërkohet që  “Operatori duhet të ketë një laborator të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, sipas ISO/IEC 17025, për matjen e parametrave të mikroklimës, zhurmës”.

Sipas denoncuesit kjo analizë nuk mund të bëhet në Shqipëri dhe si pasojë bllokon çdo pjesëmarrës. Të njëjtën gjë evidenton edhe KPP, e cila ka kërkuar menjëherë ndryshimin e këtyre pikave.

Ndërsa në fund, KPP ka vendosur të pranojë denoncimin dhe i ka kërkuar Eco-ELB  që të rishikojë kritere e këtij tenderi, që krijon hapësira për abuzim dhe është i hartuar për një operator të posaçëm.

Theksojmë se Eco ELB është në pronësi të Bashkisë Elbasan që ka 52% të aksioneve dhe pjesën tjetër e kanë bashkitë Cerrik Gramsh, Peqin, Prrenjas, Belsh, Librazhd.

Ndërkohë, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi vendimin për rinovimin e licencës për shoqërinë “ECO-ELB”, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, në Elbasan me kapacitet të instaluar 2850 kë, me afat deri në fund të muajit mars të vitit 2024.

Shoqëria në fjalë i bërë me dije Entit se nga data 17.12.2021 deri në datën 28.03.2022, midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), bashkive të qarkut dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a., janë zhvilluar takime dhe negocime të vazhdueshme për të bërë të mundur marrjen në përdorim të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike. Po ashtu vijon duke informuar se në datën 28.03.2022, u arrit nënshkrimi i kontratës së qirasë me nr. 548 (dërguar edhe në ERE), midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a., dhe nga kjo datë ky impiant administrohet nga shoqëria me kapital publik “ECO – ELB” sh.a.

“Sipas shoqërisë gjatë periudhës dhjetor 2021 – mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente dhe nga data 15.12.2021 drejtori teknik i impiantit për shkak të mungesës së lëndëve të para të nevojshme për punën e impiantit ka urdhëruar fikjen e komanduar të tij. Që nga kjo datë mbetjet vetëm trajtohen në Landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike.

Në këto kushte shoqëria “ECO – ELB” sh.a. bën me dije se e ka të domosdoshëm fillimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të punës me kapacitet të plotë të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike. Ndodhur në kushtet e një situate emergjente, kjo shoqëri kërkon nga ERE pajisjen me licencë për prodhimin e energjisë elektrike me procedurë të përshpejtuar” thuhet në vendim.

Pra, kjo shkresë e zbulon qartë situatën emergjente në landfill, ku plehrat janë bërë mal. Çfarë mjedisi do të monitorohet nga Gledjan Llatja dhe vartësja e tij Kaja me 72 milionë lekë?!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: llatjaplehra

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Investitori strategjik, “Shijaku” shpk, një “yzmeqar” i Klodi Zotos

Investitori strategjik, “Shijaku” shpk, një “yzmeqar” i Klodi Zotos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punëtor, i cili...

Lexo më shumë
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com