GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po krijohen më pak biznese, shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta

08:17 - 07/06/24
në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Po krijohen më pak biznese, shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja.

Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve të reja (bizneset e reja si përqindje ndaj totalit të ndërmarrjeve aktive) në vitin 2023 ishte më e ulëta së paku që nga viti 2010 kur raportohet treguesi nga INSTAT.

Ndërmarrjet e reja që u hapen në vitin 2023 përbënin 10.5 % të ndërmarrjeve aktive në vend, rreth 130 mijë. Treguesi shënoi nivelin më të ulët që nga viti 2010 dhe ishte i njëjtë më vitin 2020 kur ekonomia ishte në krizë nga masat izoluese si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, numri më i madh i ndërmarrjeve të reja vitin e kaluar ishte në sektorin e shërbimeve. Vitin e kaluar u çelën gjithsej rreth 13 mijë biznese të reja, ku 84% e tyre ishin në sektorin e shërbimeve dhe vetëm 16 për qind në sektorin e prodhimit.

Më zhvillimin e vrullshëm në sektorin e turizmit dhe nënçmimin e euros ka një transferim të ekonomisë nga prodhimi drejt shërbimeve. Kjo zhvendosje po reflektohet në uljen e eksporteve të mallrave dhe me uljen e konkurueshmërisë së prodhimit vendas me importin.

Rënia e euros, kostot më të larta të burimeve njerëzore dhe kërkesa e ulët nga jashtë i ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptarë.

Në përgjithësi kushtet fiskale dhe administrative mund të ndikojnë në një ritëm më të ulët të hapjes së bizneseve të reja dhe sidomos barra rregullatore që ka të bëjë me marrjen e lejeve dhe licencave.

Gjithashtu bizneset e reja janë të varur shumë burimet e njerëzore dhe aftësitë e tyre.

Ekonomia e Shqipërisë pas tre dekadash tranzicion po shkon drejt konsolidimit, në vend të njësive të vogla të shitjes me pakicë tani ka përqendrim në rrjetet e mëdha. Por në Shqipëri zhvillimet demografike po ushtrojnë presion të dyfishte në biznese.

Reduktimi i popullsisë dhe varësia ndaj moshave të vjetra po ndikon në një kërkesë më të ulët për mallra për bizneset e tregtisë. Nga ana tjetër bizneset në tërësi, por edhe ato të reja e kanë të vështirë të gjejnë punonjës për shkak të emigracionit të lartë te të rinjve.

Niveli i lartë i shkollimit dhe aftësitë e punës në popullatë mund të inkurajojnë hapjen e bizneseve të reja, të cilat mund krijojnë një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin.

Qarqet me emigracion të lartë dhe me popullsi më të plakur kishin uljen më të madhe të stokut të bizneseve vitin e kaluar sipas të dhënave të fundit të INSTAT./monitor

Etiketa: bizneset ne renie

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Para
Ekzekutimi i recepsionistit të hotelit, vijojnë kërkimet për trupin, detaje nga ngjarja/FOTO

Ekzekutimi i recepsionistit të hotelit, vijojnë kërkimet për trupin, detaje nga ngjarja/FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Shkurt 2026

07:35 - 27/02/26

Dashi Mund të prisni të kryeni shumë punë sot, edhe pse ndoshta do të preferonit të qëndronit në shtëpi. Keni...

Lexo më shumë
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 27 Shkurt 2026

07:31 - 27/02/26
Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com