GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po mbron Ramën e Veliajn”, Berisha paralajmëron Dumanin

19:26 - 01/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po mbron Ramën e Veliajn”, Berisha paralajmëron Dumanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij, nga ballkoni i apartamentit ku ndodhet në arrest shtëpie, akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po mbron Kryeministrin Edi Rama dhe thjeshtrën e tij për aferën 13 milionë euro për ndërtimin e eko-parkut në Porto Romano.

Gjithashtu Berisha tha se Dumani po mbron Kryebashkiakun Erion Veliaj në aferën e inceneratorëve, duke shtuar se kreu i SPAK është i lidhur kokë e xhep me këtë çështje.

“Dumani, organizata e tij kriminale, janë shndërruar në veglën më të verbër të pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Po, po! E gjithë veprimtaria e tij, e grupit kriminal në Skap, është e drejtuar vetëm të konsolidohet pushteti i Edi Ramës.

Asgjë që kërcënon atë pushtet nuk hetohet. Nuk akuzohet nga institucionet.

Do t’u sjell vetëm një shembull të veçantë sonte këtu. Eko-parkun e Porto Romanos, në të cilin Edi Rama familjarisht zhvati me një firmë 13 milionë euro.
Në korrik të vitit 2019, ky hajdut i paskrupullt që mbrohet nga Dumani, u thotë shqiptarëve se aty do ndërtohet një eko-park dhe do e ndërtoj me sektorin privat.

Bazuar në këtë, pas kësaj drejtoria e ujësjellësave me 16 tetor 2019, shpall tenderin për ndërtimin e eko-parkut. Me 3 dhjetor, katër ditë para mbylljes së tenderit, anulohet tenderi në një kohë kur ishin paraqitur 4 kompani.

Tenderin e anulon me urdhër Rama se tani ka rënë tërmeti dhe atje do grumbullojmë rrënojat e tërmetit.

Mirëpo ç’ndodh? Vetëm 13 ditë më vonë, pa tender, firmoset marrëveshja për 19 milionë me kompania Victoria Invest dhe De Mare, që marrin përsipër inkapsulimin dhe eko-parkun.

Katër muaj më vonë, shoferi i të shoqes së Klodian Zotos, merr përsipër si nënkontraktor të kryejë punimet për 6 milionë euro. 13 milionë euro mbeten në kontot e Edi Ramës dhe familjes së tij.

Pse them familjes? Ka pjesën tjetër, shumë interesante. Edi Rama foli në korrik për parkun, por Klodian Zoto ishte kujtuar që në prill të vitit 2019, që të kontraktonte një kompani ku ishte thjeshtra e Edi Ramës, për të bërë projektin e Porto-Romanos, 3 muaj se Rama ta shpallte, 6 muaj para se të bëhej projekti.

Pra, i rikujtova këto se vjedhja e shekullit dhe Erion Veliajt dhe se Altin Dumani është i lidhur kokë e xhep në këtë krim të shekullit dhe në këtë vjedhje të shekullit.

Është avokati kryesor dhe mbrojtësi kryesor i Edi Ramës.

Por i them sot këtu para jush, Duman dhe Zaman, do marrësh atë që meriton bashkë me Edi Ramën se po mbron vjedhjen e shekullit dhe të jesh i bindur se do shpallesh hajdut i shekullit bashkë me Edi Ramën”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniKryesore1RamaVeliaj

Lajme të lidhura

41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)
Aktualitet

41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)

17:15 - 21/01/26
Zelensky: Rusia po kryen gjenocid, po rrëmben fëmijët ukrainas
Aktualitet

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

16:58 - 21/01/26
Tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes, gjykata italiane lë në burg 43-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

16:45 - 21/01/26
Para
Tërmeti 4.2 ballë në detin Egje ndjehet në Greqi dhe Turqi

E pabesueshme/ Tërmeti trondit shtetin europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)
Aktualitet

41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)

17:15 - 21/01/26

Platin Velaj, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Itali gjatë një operacioni policor...

Lexo më shumë
Zelensky: Rusia po kryen gjenocid, po rrëmben fëmijët ukrainas

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

16:58 - 21/01/26
Tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes, gjykata italiane lë në burg 43-vjeçarin shqiptar

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

16:45 - 21/01/26
Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

16:30 - 21/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com