GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët e Durrësit zhvilluan sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar projektin TID.

Mesohet se mbledhja është shoqëruar me debate mes qytetarëve dhe kryeministrit. Gjatë diskutimeve, Rama u është drejtuar banorëve me arrogancë duke theksuar se projekti, i cili prek banesat e tyre, do të realizohet duan apo nuk duan ata.

Diskutimi:

Rama: Nuk  kam ardhur të bëj intepretim të ligjit. Kam ardhur doni të diskutojmë mbas apo pro. Nëse thonë nuk duam e ne pengojmë projektin e lëmë me kaq. Mos e humbisni kohën tuaj dhe timen.

Banorja i shpjegon problemin

Rama ngre zërin: Do më dëgjosh apo jo se po më lodh shumë.

Banori: Pse ke ardhur këtu. Nëse ke ardhur për të diskutuar dëgjo. Po të kërkojmë vë dorë tek projekti. Mos e nis me bërtitje

Rama: Doni të bëni muhabet

Rama: Po filloi karshilliku, unë e mbyll bisedën. E ju dilni të humbur. E thashë që në fillim që vlera e kompensimit nuk është e drejtë. Nuk kam ardhur të diskutoj projektin, kam ardhur të them që vlera e kompensimit është e padrejtë. Unë dua të bisedojmë për shpronësimin”

Banori: A ju duket se po shkatërroni bazat e një qyteti 2 mijë vjeçar. Mos ngul këmbë që unë projektin do ta bëj. A ka mundësi të ulemi të gjithë palët e të diskutojmë. Nëse ne ikim shkatërrohet vendbanimi. Pse ta heqim trashëgiminë. Nëse shkatërrohen ato banesa zhduket qyteti i Durrësit. Nuk jemi në rrezen e Amfiteatrit. Respekto Durrësin e shtëpitë tona. Pse po e shembni. Ne nuk duam lekë. Duam të jetojmë aty’

Banori: Jemi ne këtë qytet. Pse do me na përzënë

Banorja: Eshtë bër me gabime. Janë bërë gafa të rënda në projekt. Ata të ADF-së kanë thënë se janë gati ta rishikojnë. Pse nuk pranoni ta korrigjoni

Rama: Po thonë se rezultati është për mos u bërë projekti

Pas rreth dy orë e gjysmë diskutimesh, Rama doli me një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se projekti do të vijojë dhe se prishje objektesh do të ketë.

Rama ironizoi qyetarët që janë kundër, duke u shprehur se ata që krijojnë situata qesharake, sipas tij, nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha.

“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie”, u shpreh Rama.

Sa i përket projektit, kreu i qeverisë theksoi se ai nuk do të ndalet, por do të ketë verifikime për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore.

“Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para, qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, deklaroi ai.

Etiketa: banoreDurrësprojektRama

Lajme të lidhura

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Para
Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com