GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorë të Durrësit pas takimit për projektin TID.

Teksa Rama po dilte nga ambientet e Bashkisë Durrës, u përball me një grup qytetarësh që po protestonin kundër projektit.

Gjatë momentit të tensionuar, disa prej tyre i drejtuan thirrje kryeministrit: O hajdut! O hajdut pronash, Legen!

Në reagimin e tij, Rama u shpreh: “Çfarë qytetarësh, ju jeni Partia Demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”, duke akuzuar protestuesit se vepronin me mbështetje politike.

Pas takimit që zgjati rreth dy orë e gjysmë, kreu i qeverisë  deklaroi se projekti do të vijojë pavarësisht kundërshtimeve dhe se prishje objektesh do të ketë.

Sipas njoftimit të Bashkisë Durrës, banorëve u është kërkuar që deri më 16 shkurt të lirojnë vullnetarisht banesat, në funksion të zbatimit të projektit TID.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve vijojnë ta kundërshtojnë planin, duke kërkuar transparencë dhe garanci për trajtimin e pronave të tyre.

Duhet thënë se jashtë bashkisë së Durrësit, ishin të shumtë protestuesit që kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërkohë që në mbledhje kanë qene pjesëmarrës 34 banorë të prekur. Mësohet se tre prej protestuesvë janë arrestuar, pasi thirrjet e tyre kanë shqetesuar udhëheqësin Rama.

Ndryshe nga sa deklaroi Rama se bisedimet me banorët kishin qenë konstruktive, këta të fundit shprehen të pakënaqur me qendrimin e kryeministrit Rama dhe drejuesit e bashkisë së Durrësit.

Një nga përfaqësuesit e tyre deklaroi se që në fillim të mbledhjes u është bërë e qartë se projekti do të zbatohet dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të tij. “Na u tha qartë që projekti do të bëhet. Ne kërkuam rishikim për gabimet që kemi konstatuar, por përgjigjja ishte e prerë: do prishet çdo gjë. Janë këtu vetëm për të na ofruar alternativa çmimesh dhe strehimi”, u shpreh ajo.

Sipas banorëve, gjatë diskutimit pati tension, sidomos kur u ngritën shqetësime për objekte me vlera arkitektonike dhe historike që, sipas tyre, nuk janë përfshirë saktë në dokumentacionin e shpronësimit.

Nga ana tjetër  Rama doli me një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se projekti do të vijojë dhe se prishje objektesh do të ketë.

Përfaqësuesja e shoqatës së banorëve të prekur nga projekti TID: Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit.

Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për tju dhënë opsione cmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund tju strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam ti dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do ti rishikojmë.

Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë.

35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100.

 

Etiketa: DurrësKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Para
Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi...

Lexo më shumë
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com