GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Po ndodh në Kosovë, punëtorët zëvendësohen me robotë

08:11 - 27/05/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
A mund të jetë IA një këshilltar i mirë politik?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teknologjia po avancon edhe në rajon. Tashmë bizneset e kompanitë që operojnë në Kosovë kanë filluar “punësimin” e robotëve.

Këtë fakt e ka pohuar vetë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, se shumë biznese prodhuese kanë qenë të detyruara që të blejnë pajisje të automatizuara, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.

Rafuna përmendi shembullin që një kompani e prodhimit të karrigeve ka blerë tre robotë për të zëvendësuar katër punëtorë.

“Shumica e bizneseve, për shkak të fuqisë punëtore, janë detyruar të riorganizohen. Kur them riorganizim, e kam fjalën se kanë qenë të detyruar të blejnë pajisje, të cilat janë të automatizuara, që të mos varen shumë nga fuqia punëtore”. Sipas tij, kjo ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së cilësisë së prodhimit.

“Kjo ka ardhur edhe si rezultat e rritjes së cilësisë së prodhimit, rritjes së standardit, por më shumë si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore. E vizitova një prodhues tonin të karrigeve.
Ai më tregoi se ka pasur katër punëtorë fizikë, që kanë lyer në mënyrë mekanike, ndërsa tani ka sjellë tre robotë që bëjnë ngjyrosjen e karrigeve”.

Sipas tij, bizneset në Kosovë po riorganizohen.
“Domethënë, ai nuk është më i varur prej fuqisë punëtore fizike, se atë punë ia kryejnë robotët. Kjo i ka shtyrë bizneset që të riorganizohen dhe ta kalojnë sa më lehtë mungesën e fuqisë punëtore”.

Shtrenjtimin e energjisë elektrike, Rafuna e ka parë si sfidën kryesore me të cilën po përballen bizneset, bashkë me mungesën e fuqisë punëtore.

“Frika ka qenë gjatë periudhës së dimrit se a do të ketë energji elektrike dhe nëse do të rritet çmimi. Askush nuk e ka pritur që në pranverë, kur rriten temperaturat dhe ulet konsumi, të rritet çmimi i energjisë elektrike. Sfida e dytë për prodhuesin është mungesa e fuqisë punëtore, e kualifikuar dhe e pakualifikuar. Sfida e tretë, duhet më shumë subvencionime nga Qeveria”.

Etiketa: Kosoveligji i teknologjise

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Pabarazi në tenderin për turizmin, kompania e njohur bën denoncimin

KPP raporton: 116 MLN lekë tendera pa garë u zhvilluan nga entet publike në vitin 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë
Breaking Views

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

18:49 - 05/03/26

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit u konstatua se malli përbëhej nga 566 kuti me çokollata, me një...

Lexo më shumë
Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

18:01 - 05/03/26
Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com