GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po ndodh një vrasje”, shakaja e hidhur me policinë “fundos” të riun në Tiranë, ja çfarë rrezikon

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po ndodh një vrasje”, shakaja e hidhur me policinë “fundos” të riun në Tiranë, ja çfarë rrezikon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 20-vjeçari, i cili tentoi të provokonte policinë e Tiranës për të kuptuar se sa të aftë janë ata dhe nëse e gjenin dot apo jo, i janë hapur seriozisht probleme me drejtësinë.

Sipas një burimi të Gazetës Si, i riu që rezultoi i padënuar më parë dhe që asnjëherë nuk kishte pasur probleme me rendin, rrezikon të dënohet mbasi policia e ka referuar atë për kallëzim të rremë. I riu me inicialet R. T bëhet me dije nga policia numër 4 në kryeqytet provokoi uniformat blu, duke i telefonuar për një ngjarje.

E gjitha më pas doli se ishte një shaka që ishte e hidhur vetëm për telefonuesin, mbasi policia e kishte marrë seriozisht denoncimin dhe dërgoi shërbime. Në orën 20.30 shërbimet e policisë morën një njoftim në numrin pa pagesë 127. Telefonuesi tha se në zonën e Surrelit kishte ndodhur një ngjarje kriminale që sipas asaj që ai shpjegoi ishte një plagosje, – përshkruan oficeri i policisë në procesverbalin e referimit. Policia ka dërguar shërbimet për të ndihmuar jo vetëm të dëmtuarin, por edhe për të arrestuar apo për t’u vënë në ndjekje të autorit.

Në vendin ku telefonuesi kishte thënë se kishte plagosje në fakt nuk kishte asgjë.

“Me mbërritjen në vendngjarje kur policia vërejti se aty çdo gjë ishte qetë dhe pa asnjë problematikë, identifikoi numrin e njoftuesit dhe mbasi identifikoi autorin e telefonatës që është shtetasi J. T i kërkoi atij shpjegime më të detajuara”, theksohet në materialin policor.

Gazeta Si mëson se policia i shkoi në banesë të riut me emrin J. T duke e marrë atë në pyetje dhe duke i kërkuar shpjegime. Burimet policore të Gazetës Si përmendin dëshminë e 20-vjeçarit që në të vërtetë kishte bërë një provë për të kuptuar se për sa mbërrinte policia në vendngjarje dhe se nëse i vlerësonte apo jo telefonatat e qytetarëve.

“Isha në lokal në zonën e Dajtit dhe së bashku me mua gjendeshin edhe dy shokët e mi. Mbasi pimë kafe, vendosa të bëj një telefonatë me policinë për shaka dhe ju tregova se kishte ndodhur një plagosje me armë”. I riu kujton se telefonata ju kthye mbrapsht 10 minuta më vonë kur policia mbërriti në vendin që ai kishte përshkruar si skenë krimi; ‘kur policët në telefon më kërkuan shpjegime të tjera mbasi ndodheshin aty ju thashë që kisha bërë shaka se që nuk duhet ta kishin marrë seriozisht telefonatën, – mbyll deklaratën kësaj radhe si i dyshuar 20-vjeçari.

Por policia siç kuptohet ia ka kthyer pas shakanë. Mbasi ka shkuar në banesën e tij, i ka kërkuar të shkojë në komisariat dhe mbasi e kanë marrë në pyetje një oficer i policisë gjyqësore ka mbajtur shënim deklaratën e tij, deklaratën e oficerëve të sallës operative që ngritën në këmbë policinë dhe orën e saktë se kur ishte kryer telefonata që denonconte një krim.

Më tej thotë policia për Gazetën Si e gjitha kjo që ishte një shaka për të riun, sipas kodit është vepër penale sipas nenit 272 që parashikon se njoftimi i rremë i organeve të rendit dënohet me gjobë ose me burg deri në një vit.

Materialet ndaj 20-vjeçarit janë përcjellë në prokurori bëjnë me dije burimet policore të Gazetës Si që kujtuan se i riu ishte vënë në sedër nga shokët mbasi në bisedë e sipër ishte i bindur që policia vonohej dhe nuk mbërrinte në kohë. Por pavarësisht pendesës dhe rezultateve që kësaj prove, tanimë prova e radhës për 20-vjeçarin do të jetë në prokurori dhe në gjykatë ku do të përballet me akuzën e ngritur nga uniformat blu./GazetaSi

 

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
Para
U shtrua në spital pas sherrit me burrin, gruan s’e mbajnë nervat, godet dhe mjekun

U shtrua në spital pas sherrit me burrin, gruan s’e mbajnë nervat, godet dhe mjekun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com