GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po shkatërrojnë familje”, Britania “boshatis” burgjet, kthen drejt Shqipërisë 23 të rrezikshëm

17:42 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shkatërrojnë familje”, Britania “boshatis” burgjet, kthen drejt Shqipërisë 23 të rrezikshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania e Madhe vijon ekstradimin drejt Shqipërisë të 23 personave të dënuar kryesisht me trafikimin e drogës së klasit A dhe B në këtë vend. Sipas qeverisë britanike, 23 persona janë kthyer në vendin tonë përmes një fluturimi me charter.

Të 23 personat janë të dënuar me më shumë se 55 vite burg. Të kthyerit në Shqipëri përshijnë më shumë personat që janë marrë me trafikun e drogës. Njëri prej tyre rezulton në muajin e fundit i kapur dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. Një tjetër që ishte marrë po me trafik droge kishte hyrë ilegalisht në Angli përmes kamionit vitin e kaluar. Ai ka pranuar të kthehet vullnetarisht në Shqipëri. Një tjetër shtetas shqiptar i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për trafik droge të klasit A së bashku me një tjetër i dënuar me 3 vjet e katër muaj burgim për kultivim dhe prodhim droge të klasit B. Emrat e 23 personave nuk bëhen të ditur nga qeveria angleze, por sipas ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel të gjithë të kthyerit janë përgjegjës për vepra kriminale që kanë shkatërruar jetën e shumë anglezëve.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e trafikut të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke shkaktuar pasoja të rënda tek shumë njerëz. Britanikët nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë e qeverisë për t’i bërë rrugët tona më të sigurta. Akti ynë i ri për kombësinë dhe kufijtë do të ndihmojë në përfundimin e ciklit të pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit. Ne po vazhdojmë të largojmë kriminelët e huaj dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu”, është shprehur Patel.

 

Lajme të lidhura

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me pisha në Elbasan

Vendi përvëlon nga temperaturat, por zjarrvënia e qëllimshme po kërcënon Lezhën këtë verë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

Një vendim i papritur nga autoritetet e futbollit afrikan ka ndryshuar përfundimisht fatin e finales së Kupës së Kombeve të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Mars 2026

07:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com