GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pochettino paralajmëron Realin e Madridit: Kemi një ekip të madh

21:52 - 14/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pochettino paralajmëron Realin e Madridit: Kemi një ekip të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid dhe Paris Saint-German do të përballën në fazën tjetër të Champions League, në atë që mund të quhet përballja më e fortë e këtij kompeticioni deri tani.

Pavarësisht se madrilenët janë 13 herë fitues të trofeut, trajneri i Francezëve, Mauricio Pochettino nuk është aspak i frikësuar edhe pse e di se do të jetë një përballje e vështirë.

“Do të jetë një përballje e vështirë e dyfishtë, sepse është një ekip me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Ne do të përballemi me Real Madridin, i cili është një ekip i mësuar të fitojë Champions League dhe ka shumë histori dhe shumë përvojë. Është e qartë se do të luajmë një lojë shumë të vështirë. Do të jetë në shkurt, froma e momentit llogaritet pak. E rëndësishme është të mbërrijmë në shkurt në kushtet më të mira, për të vlerësuar secilin lojtar individualisht. Gjithmonë ka një pjesë të fatit në gjendjen e ekipit, dëmtimet për shembull mund të prekin ekipet. Është një ndeshje që do të luhet në një kohë të caktuar dhe disa faktorë mund të ndikojnë”, theksoi Pochettino për faqen e PSG-së.

Ai megjithatë u shpreh besimplotë pasi ka një ekip të madh me shumë talent dhe nuk ka dyshim se do PSG do të bëjë më të mirën për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

“Sigurisht, ne duhet të kemi besim. Ne kemi një ekip të madh që ka lojtarë të mëdhenj me shumë talent dhe nuk kam asnjë dyshim se do t’ia dalim në mënyrën më të mirë dhe gjithmonë me besim të mjaftueshëm te lojtarët tanë. Kemi mjaftueshëm cilësi për të marrë të dyja ndeshjet dhe për të kaluar në turin tjetër. Ky është objektivi i PSG-së”, ka thënë argjentinasi.

Etiketa: mauricio pochettinoPSGReal Madrid

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Artan Hoxha zbulon detaje nga arrestimi i Lefter Kokës, tregon bisedën që pati me vëllain e ish-ministrit

Artan Hoxha zbulon detaje nga arrestimi i Lefter Kokës, tregon bisedën që pati me vëllain e ish-ministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com