GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Poetja Irma Kurti boton “Grimca gëzimi” në gjuhën italiane

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Poetja Irma Kurti boton “Grimca gëzimi” në gjuhën italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Titullohet “Briciole di gioia” (Grimca gëzimi) libri më i ri i poetes shqiptare me banim në Itali, Irma Kurti.

Kjo përmbledhje me 65 poezi është e ndarë në dy pjesë: “Nell’universo dell’amore” (Në universin e dashurisë) dhe “Anime perse” (Shpirtra të humbura). Parathënia është shkruar nga shkrimtarja dhe përkthyesja Vesna Andrejević, e cila ndër të tjera, shkruan: “Poetja dhe shkrimtarja italo-shqiptare, me vargjet e saj të bukura dhe të sinqerta që prekin drejtpërdrejt  zemrën e lexuesit, i përgjigjet gjithashtu edhe pyetjes nëse është e mundur të shkruash e të thurësh poezi në një gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare.

Një argument delikat ky, siç është vetë përpjekja poetike, por e arrirë me sukses në rastin e Kurtit. Poezia e saj është e pastër, e thjeshtë dhe e bukur në sinqeritetin e saj, aq bindëse sa prek menjëherë telat e zemrës me një lloj “naiviteti”, pikërisht atë që kanë vetëm fëmijët dhe poetët. Në fakt, në përmbledhjen poetike të Kurtit, që përmban poezi me tematikë të larmishme, gjithçka duket e thjeshtë dhe e lehtë, por të shkruash poezi në një gjuhë tjetër është një përpjekje herkuliane apo një mundim si ai Sizifit. Një punë e vështirë, intensive, asnjëherë e vlerësuar sa duhet nga vetë folësit e gjuhës amtare, por prapëseprapë një mënyrë e çmuar për të pasuruar si shpirtin human ashtu edhe atë ‘kulturor’ që na përket sipas zgjedhjes, rrjedhës së ngjarjeve, jetës e kështu me radhë.”

Irma Kurti ka filluar të shkruajë e të botojë qysh në moshë të vogël. Njihet nga publiku edhe si autore e suksesshme e teksteve të këngëve në festivale të muzikës së lehtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Ka botuar njëzet e dy libra në gjuhën shqipe dhe pesëmbëdhjetë në italisht. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, rumune dhe serbe.

Etiketa: Irma Kurti

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
“Mirenjohje USA, per gjithcka keni bere”, ish-deputeti demokrat për shpalljen “Non Grata” të Berishës

“Mirenjohje USA, per gjithcka keni bere”, ish-deputeti demokrat për shpalljen "Non Grata" të Berishës

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com