GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Poker në lokalin e tij në “Bllok”, arrestohet si organizator djali i Ymer Lalës – VIDEO

11:30 - 25/07/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Poker në lokalin e tij në “Bllok”, arrestohet si organizator djali i Ymer Lalës – VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djali i Ymer Lalës, Ylard Lala, është arrestuar nga policia e Tiranës për akuzat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, 24-vjeçari Ylard Lala rezulton pronar i një lokali në rrugë “Andon Zako Cajup”, në zonën e ish-Bllokut, ku kanë mësyrë të efektivë të komisariatit numër 2.

Nga video e aksionit e publikuar nga vetë policia, shihet një grup personash rreth një tavoline pokeri. Sipas akuzës, djali i Ymer Lalës ishte një ndër organizatorët e lojërave të paligjshme të fatit.

Aksioni

Aksioni i koduar “Poker 2”, njoftoi policia të enjten, erdhi bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas të njëjtave burime, 11 persona u kapën në flagrancë brenda lokalit, ndërsa 7 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Një 38-vjeçare është mes personave të arrestuar, ndërsa një 34-vjeçare është vënë në hetim në gjendje të lirë.

Bashkë me djalin e Ymer Lalës, i cili sipas raportimeve mediatike rezulton punonjës i Gardës së Republikës, për akuzën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, u arrestuan: Eglantin Fejzaj, 43 vjeç, Nikolin Prenga, 49 vjeç, Fatmir Rumani, 58 vjeç, Rexhep Noka, 32 vjeç, Arbjon Tocilla, 25 vjeç, Marjan Ndoj, 46 vjeç, Henrik Bruka, 23 vjeç, Romario Kodra, 26 vjeç, Erjola Vllahu, 38 vjeçe, dhe Cen Mehmetaj, 56 vjeç.

Ndërsa për moskallëzim krimi u proceduan penalisht: E.N., 18 vjeç, F.P., 39 vjeç, K.N., 36 vjeç, K.P., 21 vjeç, A.Sh., 34 vjeçe, D.Gj., 33 vjeç, dhe H.D., 35 vjeç.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y.L. (Ylard Lala), ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari”, njoftoi policia.

Emri i Ymer Lalës u lakuar pas publikimit të përgjimeve të dosjes “184”, ku tregohet angazhimi i tij në grumbullimin e votave për Partinë Socialiste. Ymer Lala njihet si person me influencë në Dibër dhe është akuzuar nga opozita si koka e një grupi kriminal. Ndaj tij, nuk kanë munguar as akuzat se ka porositur vrasje. Vajza e tij Reme Lala u zgjodh deputete në vitin 2017 nën siglën e PDIU-së, megjithatë më vonë iu bashkua Partisë Socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ymer Lala
Etiketa: Kryesore1lojera fati te paligjshmepokerYlard LalaYmer Lala

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Sula i kthehet Shalsit: Më mirë grup rebel se sa një grup kriminal si ju

Sula i kthehet Shalsit: Më mirë grup rebel se sa një grup kriminal si ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com