GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Polici që shoqëronte Ervis Martinajn nuk pranon të flasë, ja arsyet

10:23 - 19/11/22
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Polici që shoqëronte Ervis Martinajn nuk pranon të flasë, ja arsyet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë kaluar tre muaj nga arrestimi i agjentit të forcës operacionale Jeton Lami, me akuzën e bashkëpunimit me të kërkuarin Ervis Martinaj, ish-polici ende nuk ka pranuar të flasë për hetuesit e çështjes.

Jeton Lami, vijon të mbahet në qeli gjatë kësaj kohe. Prokurorët e kanë vizituar tri herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di, për Ervis Martinajn.

Sipas Ora News, Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat.

Agjenti i policisë u arrestua në 24 gusht pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve” me qëllim vrasjen e Endrit Dokles.

Por teksa SPAK dhe policia e kërkonte me qëllim arrestimin e tij, Martinaj është zhdukur në 8 gusht 2022. Në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin policia dhe prokuroria e Laçit, zbuloi se ai shoqërohej me agjentin e policisë Jeton Lami.

Në 24 nëntor, mbushet afati 3 mujor i arrestimit të Jeton Lamit, dhe pritet që hetimet ndaj tij të mbyllen duke përcjellë dosjen në gjykatë. Nga ana tjetër hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt, kanë mbetur në vendnumëro.

Për më shumë se 3 muaj, grupi i hetimit nuk ka asnjë të dhënë. Vetë oficerët e prokurorët, janë të dyzuar për të dalë me një version përfundimtar nëse Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë apo e gjithë kjo situatë është një inskenim.

Përgjatë tre muajve shumë informacione operative kanë mbërritur në polici, se Martinaj është larguar nga Shqipëria, duke qëndruar i fshehur në Kosovë. Por pavarësisht këtyre të dhënave asnjë version nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër për të verifikuar çdo informacion, një muaj më parë policia ushtroi kontroll në dy banesa dhe një garazh në zonën e Shijakut, por nuk gjeti asnjë të dhënë që do shërbente për zbulimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Etiketa: Ervis MartinajJeton LamiKryesore1Polici

Lajme të lidhura

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria
Aktualitet

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

15:00 - 04/02/26
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard
Aktualitet

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

14:40 - 04/02/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

14:15 - 04/02/26
Para
“Shqiptarët po ikin”, Meta: Rama armik, iu ka vrarë shpresën

“Shqiptarët po ikin”, Meta: Rama armik, iu ka vrarë shpresën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm...

Lexo më shumë
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

15:00 - 04/02/26
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

14:40 - 04/02/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

14:15 - 04/02/26
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Kryeministri gënjeu publikisht

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Kryeministri gënjeu publikisht

13:59 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com