GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia aksion në Tiranë, gjoba dhe arrestime për shoferët që thyejnë rregullat

09:53 - 10/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia aksion në Tiranë, gjoba dhe arrestime për shoferët që thyejnë rregullat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë 72 orëve të fundit Policia Rrugore në Tiranë ka ndëshkuar shoferët e pabindur të cilët kanë drejtuar makinën në kundërshtim me rregullat.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, janë hequr 78 leje drejtimi, janë vendosur 182 masa administrative, gjithashtu janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrave të caktuara në planin e veprimeve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore dhe kontrollin e mjeteve që mund të përdoren për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 72 orëve të fundit, në funksion të parandalimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë:

Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve parandaluese është konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi A. F., 45 vjeç, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit për mosvendosjen e rripit të sigurisë i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj.

Janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 54 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 182 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 

Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 Janë proceduar administrativisht 24 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

 Janë proceduar administrativisht 32 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 6 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove.

Gjithashtu janë vendosur edhe 876 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#MbroJetenDrejtoMeKujdes

#KujdesMonitoronSjelljenTuaj

#NeJemiAtyPerSigurineTua

Etiketa: arrestimegjobaPolicia

Lajme të lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
“Karrierën time dua ta mbyll këtu”, Mahrez ka një premtim për Manchester City

“Karrierën time dua ta mbyll këtu”, Mahrez ka një premtim për Manchester City

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com