GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Policia e Gledisit, në gjunjë përpara krimit!

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Gledisit, në gjunjë përpara krimit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasje, terror, eksploziv e plagosje! Tre muaj dhe gjithçka ka ndodhur, teksa ajo që hesht dhe ndjek me kërshëri është Ambasadorja Kim, “kumbari” i së cilës në Policinë e Shtetit ka marrë përsipër mesa duket vetëm të garantojë rendin në Ambasadën Libaneze, teksa gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Pritshmëri të mëdha, por rezultate të frishme në një ambient të frikshëm, ku pasiguria është lajm, ku pasiguria tremb dhe kërcënon. Ikja e Ard Veliut kënaqi një kontigjent politik, por ditët e Ardi Veliut dhe harta e tij e krerëve në rrethe, kishte mbledhur në një mënyrë apo tjetër pjesën e rend-bërjes.

Ndërsa shef Gledisi është thjesht dhe vetëm një titullar, që po konstaton, teksa prej muajsh në Policinë e Shtetit ka thjesht e vetëm konstatim krimi, vrasjeje, dhe vend-prove. Parandalimi është një fabulë e bukur e harruar tashmë, pasi krimi është shndërruar në menu konstante me shtetin, policia e së cilit ka dalë tërësisht në një regjim përballë vetëvendosjes së krimit dhe narko-krimit.

Cilët janë personat me kurbën në rritje të afilacionit për Drejtor Nanon: Ambasadorja Kim, sponsorizuesja kryesore e këtij emërimi, dhe ambasadori libanez, ky i fundit, një link shumë misterioz me lidhjet e tij me Policinë e Shtetit. Heshtja e rrugës së Elbasanit karshi qasjes së krimit dhe pafuqishmërisë së Policisë së Shtetit ka domethënien që pritshmëritë janë konvertuar në zhgënjim, por sërish ata nuk çedojnë.

Rama në këtë mes rri e kalkulon viktimat, si ato në rrugë, por edhe ato të ndërmjetësimit politik. Vazhdon të japë besim, por këtë radhë në heshtje. Nëse te Ard Veliu vuri 100 ditë afat, këtu ka nisur të vërë duart në kokë…

Shifrat e tre muajve të kreut të Policisë së Shtetit janë përballë shqiptarëve. Terrori dhe frika, vrasja dhe kanosja bashkëjetojnë, ndërsa shteti del në konferencë për mediat për të konstatuar bilance mortore, për të mos kaluar te pjesa e incidenteve rrugore. Duke u ndalur te krimi, në tre muaj sprovë, drejtor Nano mbetet ende në provë! Një provë ku heshtja e tij përballë krimit flet qartë dhe në mëyrë eksplicite.

Cili është trendi: Dështimi i garantuar i kësaj hierarkie drejtuese në raport me parandalimin e vrasjeve e krimit. Konjuktura diplomatike që u investua jo pak në këtë emërim po konstaton, por nuk po flet. Mesa duket Gledisi nuk ndez dot në këtë drejtim… I duhet një workshop disa ditor me paraardhësin e tij. Në të kundërt, Ramës shumë shpejt i duhet të mendojë një emër tjetër. Në mos ka nisur ta mendojë…

Etiketa: gjunjeGledis Nanokrimikryesore2Policia

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Fitoi miliona lekë në “Tik-Tok”, Noizy vendos që të ndërtojë 3 shtëpi

Fitoi miliona lekë në “Tik-Tok”, Noizy vendos që të ndërtojë 3 shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:46 - 21/10/26

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe...

Lexo më shumë
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com