GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet se ka rrahur dy serbë në veri

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet se ka rrahur dy serbë në veri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.

Reagimi i Policisë së Kosovës vjen pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – akuzoi policinë e Kosovës se ka keqtrajtuar dy minoren, të identifikuar me iniciale K.R dhe D.R, që tha se ishin vëlla e motër.

“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 qershorit, kur një njësi patrulluese ka hasur në pesë persona të cilët po qarkullonin në rrugën Izvor Banjska me dy motër katërrotësh. Sipas policisë, dy persona nuk kanë respektuar sinjalizimin e tyre për t’u ndalur dhe kanë ikur në një rrugë malore, por më pas policia ka hasur në ta.

“Kurse në një distancë prej rreth 350 metra, zyrtarët tjerë policorë kanë hasur personin e tretë, i cili kishte ikur në këmbë. Në atë lokacion është paraqitur edhe një femër, e cila ka deklaruar se është nëna e dy personave të ndaluar nga policia. Pas kontrollimit të personave dhe të mjetit [motorit], si dhe pas realizimit të procedurave policore, të tre personat janë liruar”, shpjegoi policia.

Lidhur me këtë ngjarje, mediat lokale në veri thanë se mjeku Boban Mitroviq në spitalin në këtë komunë, ka deklaruar se “sonte (e shtunë, 17 qershor) dy pacientë me inicialet D.R [2005] dhe K.R [2007] kanë ardhur në departamentin e kirurgjisë. Sipas tyre, ata kanë marrë lëndime nga Policia e Kosovës”.

Ky zhvillim vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë të rritura. Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët. Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas këtij arrestimi, tre policë të Kosovës u arrestuan në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Beogradi thotë se policët u arrestuan “thellë” në territorin serb, por Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj. Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza./REL

 

 

Etiketa: KosovePoliciSerbe

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
Legalizimi i kanabisit, deputeti i PD: Do të rriten përdoruesit e drogës

Legalizimi i kanabisit, deputeti i PD: Do të rriten përdoruesit e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com