GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Kosovës konfiskon arsenal armësh në veri! Dyshime se janë të pjesëtarëve të sulmit në Banjskës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Kosovës konfiskon arsenal armësh në veri! Dyshime se janë të pjesëtarëve të sulmit në Banjskës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka konfiskuar 30 armë në total gjatë një operacioni në veri të vendit, të cilat sipas saj, lidhen me dy pjesëtarë të grupit që kreu sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në fshatin Banjskë, ku u vra një oficer i policisë dhe tre sulmues të armatosur.

Operacioni për konfiskimin e armëve është kryer dje (14 qershor) në bashkëpunim me Agjencinë e Zbulimit dhe janë konfiskuar armë shpërthyese TM 100, armë të gjata, revole, fishekë dhe pajisje tjera.
“E konsiderojmë që këto dy lokacione kanë emra, do të thotë janë të lidhur me lokacionin e parë me Marjan Radojeviç ndërsa lokacioni i dytë lidhet me Zharko Cvetkoviç, që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës. Ne konsiderojmë që ky armatim dhe këto pajisje gjinden aty për një kohë më të gjatë”, tha gjatë një konference shtypi zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla reagoi lidhur me konfiskimin e arsenalit të armëve. Me një postim në rrjetet sociale ai shkruan se konfiskimi i armëve, eksplozivë e municion u bë falë vigjilencës së shtuar të institucioneve dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.
“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, shkruan ai.

Më 24 shtator të vitit 2023 një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, në një ngjarje që ngriti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.
Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit dhe zyrtarët në Prishtinë kanë paralajmëruar mbi rreziqet nga përsëritja e sulmeve të dhunshme nga siç thuhet “strukturat kriminale të Serbisë”, ngjashëm me sulmin e 24 shtatorit.

Beogradi zyrtar ka mohuar çfarëdo lidhje me grupin e armatosur duke paralajmëruar ndjekjen penale të ish zyrtarit lokal serb Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

 

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit
Aktualitet

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

09:20 - 29/10/26
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!
Aktualitet

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

08:59 - 29/10/26
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë
Aktualitet

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Para
Sokol Mëngjesi doli dy ditë më parë nga koma, motra e avokatit: Asgjë s’vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore

Sokol Mëngjesi doli dy ditë më parë nga koma, motra e avokatit: Asgjë s’vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit
Aktualitet

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

09:20 - 29/10/26

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ashpërsuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta që shndërrohen në të dhunshme ka tërhequr vëmendjen...

Lexo më shumë
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

08:59 - 29/10/26
Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

08:40 - 29/10/26
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com