GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

09:28 - 09/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zhvillim i paprecedentë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një operacion policor ka bërë të pamundur punën në ambientet e televizionit News 24, duke çuar në ndërprerjen e sinjalit të tij. Rreth orës 07:00, dhjetëra forca policore mbërritën në ish-Uzinën e Autotraktorëve, ku ndodhen zyrat e këtij grupi mediatik, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.

Sipas raportimeve të mediave, policia po ndalon hyrjen e gazetarëve në ambientet ku operojnë redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Ky veprim vjen pas një vendimi të qeverisë së 12 marsit 2025, që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë shtetërore të armëve “KAYO”. Grupi mediatik është qiramarrës afatgjatë në këtë godinë.

Në orën 07:36 të mëngjesit, sinjali i transmetimit të News 24 u ndërpre plotësisht, ndërsa është raportuar gjithashtu se televizionit i është prerë energjia elektrike.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti mediatik. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) e cilësoi këtë akt si “shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes”, duke e konsideruar si presion të hapur ndaj medias së lirë. AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin menjëherë aksionin dhe të garantojnë të drejtën e gazetarëve për të punuar. Deri tani, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk ka komentuar mbi ngjarjen.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës
Aktualitet

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Para
Trump bisedon me Putin: T’i japim fund sa më parë luftës në Ukrainë

Trump: Takimi me Putinin më 15 gusht në Alaska

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror
Sport

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror

09:58 - 26/03/26

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj,...

Lexo më shumë
Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com