Policia e Tiranës ka publikuar një video, në të cilën shfaqen pamjet nga aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit rrugor. Në të shihen drejtues automjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën. Por ata tashmë janë kapur “mat” nga dronët edukues.
“Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post