GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia i ndiqte, miqtë e tyre i ndihmojnë për t’u arratisur

14:03 - 15/01/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitet filiali i bankës në Prishtinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku në tentativë për të fshehur kontrabandën e cigareve, një automjet ka goditur makinën e policisë, duke lënë të lënduar një efektiv.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi rastin e ndodhur në fshatin Smirë të Vitisë, ku një polic u lëndua gjatë parandalimit të një rasti të kontrabandimit të mallrave.

Policia njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës si rezultat i kryerjes së detyrave dhe autorizimeve zyrtare kanë arritur që të identifikojnë dhe parandalojnë kryerjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave nga tre persona të dyshuar të përfshirë në rast.

“Me datë 14.01.2024 në fshatin Smirë komuna e Vitisë, policia kufitare ka identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili njëherësh ishte duke përcjellur automjetin e dytë të dyshuar, të ngarkuar me mall të kontrabanduar, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në deklaratë thuhet se pas përpjekjes së zyrtarëve policor për ta ndaluar veturën e dytë të dyshuar, e njëjta duke i rrezikuar seriozisht zyrtarët policorë dhe doganorë ka goditur veturën zyrtare. Zyrtarët policorë gjatë legjitimimit të të dyshuarve, janë kanosur nga njëri prej tyre, dhe gjatë futjes në kontroll të një personi të dyshuar, një zyrtar policor ishte sulmuar, dhe ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti po merr trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1299 paketime (boksa) të tri llojeve të ndryshme cigaresh, në sasi të përgjithshme rreth 260.000 cigare”, theksohet në njoftim.

Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe shtëpitë e banimit të njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa automjeti i dyshuar i lartcekur dhe malli i ngarkuar janë konfiskuar për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejme në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës, është njoftuar prokuroria kompetente ku me urdhër të prokurorit përkatës dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, identiteti i të cilit është i njohur për PK-në ndodhet në kërkim policor.

Etiketa: arratisjePolic

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Gruaja e ambasadorit të SHBA në Beograd “like” Vuçiç, reagon Hill

Gruaja e ambasadorit të SHBA në Beograd “like” Vuçiç, reagon Hill

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com