GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia sekuestron arsenal armësh dhe arreston një 73-vjeçar në Mitrovicën e Veriut

17:00 - 11/09/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia sekuestron arsenal armësh dhe arreston një 73-vjeçar në Mitrovicën e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione kontrolli në 5 lokacione në komunën e Zveçanit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar armë, municione dhe pajisje ushtarake, ndërsa në pranga ka rënë një 73 vjeçar.

Gjatë bastisjes së një shtëpie në lagjen Korile, policia ka sekuestruar: një armë të gjatë të çmontuar me numër serik, dy karikatorë me gjithsej 60 fishekë, 35 kuti me 525 fishekë kalibër 7.62×39, municion shtesë të llojeve të ndryshme, detonatorë elektrikë e mekanikë, pajisje për mbushje municioni, një makineri për prodhim fishekësh, një bajonetë, thika dhe pajisje të tjera ndihmëse.

Në rast tjetër në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” në Zveçan, policia ka gjetur një pushkë gjahu, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera fishekësh gjahu dhe një rrip mbajtës për fishekë. Për këtë rast një person është shpallur i dyshuar.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë, duke apeluar tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të pajisen me leje të vlefshme për armët. Çdo armë pa leje konsiderohet e kundërligjshme.

Mitrovicë Veri ,11 Shtator 2025

Lidhur me rastet e raportuara më herët ku Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacion, ju informojmë se në vazhdimin e kontrollës ne Rastin III: Ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit  të cilat janë sekuestruar.

Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vonesë do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale Policia duke u bazuar ne Neni 108 Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi te përkohshëm pa urdhër të gjykatës paragrafi 1.5 për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo pasurisë së specifikuar ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim :

* Dy (2) karikator për arme te gjate

* Detonatorë elektrik 49 copa

* Një (1) thike

* Një këllëf për arme te gjate

* Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS

* Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

* Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

* Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

* Makineria për mbushje municioni

* Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon

* Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

* Arme e gjate e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39

* Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

* Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

* Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

* Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

* Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion

* Pajisje distancë matës

* Thike për pushke bajonetë

Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:

Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveqan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:

* një pushkë gjuetie,

* 12 fishek te pushkës se gjuetisë

* 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,

* 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,

* Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.

Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është në interes të policisë që të intervistohet një person si i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj  apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve.

Etiketa: Kosovemitrovice

Lajme të lidhura

SHBA në OKB: Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër
Breaking Views

SHBA në OKB: Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër

20:08 - 09/04/26
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Para
Berisha: Rama i propozoi Pacollit të bëhet zv/kryeministër, ja pse u refuzua oferta

Berisha: Rama i propozoi Pacollit të bëhet zv/kryeministër, ja pse u refuzua oferta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League
Sport

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League

23:32 - 09/04/26

Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Aston Villa triumfoi me shifrat 1-3 ndaj Bolognas,...

Lexo më shumë
Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

23:05 - 09/04/26
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

21:01 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com