GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia shtrin kontrolle në akset kryesore pas aksidentit tragjik, shoferët nuk “zënë mend”

14:30 - 26/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia shtrin kontrolle në akset kryesore pas aksidentit tragjik, shoferët nuk “zënë mend”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 persona, forcat e policisë janë shtuar me masa dhe kontrolle përgjatë gjithë autostradës. Në terren kanë zbarkuar edhe forcat operacionale të Tiranës, ndërsa vetëm gjatë paradites së sotme, duket se kanë vendosur më shumë gjoba.

Duket gjithsesi se forcat e policisë janë shtuar vetëm pas aksidentit të djeshëm, ndërkohë që kontrolle të tilla, duhet të jenë më të shpeshta dhe të përditshme. Aksidenti tragjik që i mori jetën 4 personave të familjes Gushi, bëri që policia të dilte në terren.

Për gati dy orë ata qëndruan të pozicionuar vetëm përgjatë këtij aksi, ku mëngjesin e të premtes u shua një familje. Kontrollet u kryen me dragera. Shoferët vijonin të lëviznin me shpejtësi tej normave, në një kohë që shpejtësia e lejuar përgjatë kësaj rruge është 110 km/orë. Aksidenti i rëndë preku zemrat e shumë shqiptarëve.

Këtë të shtunë një vogëlushe 3 vjeçare i shoqëruar nga daja e saj, vendosi lule në vendin ku humbën jetën Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva. Pika të shumta kontrolli, u pozicionuan edhe në akse të tjera nacionale në të gjithë vendin. Disa nga shërbimet e policisë patrulluan në lëvizje. Për shkak të shpejtësisë që lëviznin në rrugë, policia penalizoi dhjetëra shoferë. Përveç gjobitjes, disa prej tyre iu hoq edhe patenta.

Raporti i policisë për kontrollet e sotme

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Për 12 orë, në të gjithë vendin, 66 leje drejtimi të pezulluara dhe 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke vleresuar situatën aktuale të sigurisë rrugore, ka ngritur grupe të posaçme drejtimi, për të monitoruar zbatimin e sanksioneve të reja administrative që kanë hyrë në fuqi me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor, me qëllim forcimin e kontrollit nga autoritetet policore vendore, kryesisht ndaj shkeljeve që janë konsideruar si shkak jo vetëm për ndodhjen e aksidenteve rrugore, por edhe për rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre duke cenuar rëndë sigurinë në rrugë dhe njëkohësisht duke shtuar pasigurinë e përdoruesve të rrugës në tërësi.

Nisur edhe nga aksidentet e fundit rrugore, sektorët e Policisë Rrugore vendore, në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera policore në nivel qendror dhe vendor, janë angazhuar maksimalisht me të gjitha burimet njerezore dhe teknike, për të parandaluar dhe verifikuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që mund të jetë rrezik apo shkak për aksident rrugor.

Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara në rrugët urbane dhe interurbane janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve, që mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme dhe në masë tek drejtuesit e mjeteve. Për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, kanë kosntatuar një numër të madh shkeljesh të cituara më lart, konkretisht:

  • Janë pezulluar 39 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë

përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës.

Policia Rrugore apelon gjithashtu për KUJDES të shtuar përgjatë sezonit turistik, nga të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, të cilët sa herë ndodhin ngjarje të rënda kërkojnë ashpërsim të masave dhe kontrolle më të shtuara nga Policia, por harrojnë shpejt dhe mundohen të gjejnë përgjegjësit e aksidenteve rrugore, kur në fakt të gjithë, në një mënyrë ose në një tjetër, jemi bashkëpërgjegjës dhe si të tillë duhet që të gjithë të japim kontributin për të edukuar breza më të mirë dhe më të sigurtë në drejtimin e mjeteve dhe përdorimin e rrugës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Etiketa: gjobaPolicia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Përplasja në distancë ndërmjet Ramës dhe Lelit

Përplasja në distancë ndërmjet Ramës dhe Lelit

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com