GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia zbardh ngjarjet e fundit kriminale që tronditën Shkodrën

10:26 - 29/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia zbardh ngjarjet e fundit kriminale që tronditën Shkodrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj gjatë një konference për shtyp ditën e sotme tha se është arritur të zbardhet ngjarja në fshatin Hot i Ri, vrasja e me armë zjarri e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, të ndodhur me datë 27 Shtator 2023.

Në lidhje me këtë, sipas Hodajt, janë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit. Grupet hetimore po bëjnë punën maksimalisht për kapjen e autorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Hodaj theksoi se ngjarja ka lidhje me konflikte të mëparshme, si edhe për shfrytëzimin e pyjeve, në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.

I plagosuri Gjin Guri është person me precedent të theksuar kriminalë.

Gjithashtu Hodaj tha se është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Valter Fjerzës dhe një plagosje.

Vrasja e Valter Fjerzës tronditi Shkodrën pak ditë më parë dhe sipas Policisë është bërë e mundur arrestimi i autorit.

Policia vijon kërkimet për Luçian Mëhillin, Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushajn. Sipas ngjarjes, bëhet e ditur se Klevis Fierza disa minuta përpara vrasjes së vëllait është konfliktuar me re vëllezërin Mëhilli.

Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës.

Klodjan Mëhillit i ishte hequr nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë. Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Etiketa: Kryesore1Policiavrasjert ne Shkoderzbardhen ngjarjet

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Sa vjeç mbush? Mozzik feston ditëlindjen, ja urimi që i bëri vetes…

Sa vjeç mbush? Mozzik feston ditëlindjen, ja urimi që i bëri vetes...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com