GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia zbulon 18 viktima brenda një automjeti

13:38 - 20/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia zbulon 18 viktima brenda një automjeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Bullgarisë ka ndaluar të dielën një minibus me 43 emigrantë pranë qytetit Ikhtiman, sipas agjencisë së lajmeve BTA. Më vonë, të hënën në mëngjes, prokurorja e distriktit të Sofjes, Natalia Nikolova, tha për bTV se dhjetë nga emigrantët ishin fëmijë. Lajmi vjen pasi 18 emigrantë u gjetën të mbytur në një kamion të braktisur pranë fshatit Lokorsko të Sofjes të premten. 34 persona të tjerë u gjetën në gjendje të rëndë.

Sipas Nikollovës, minibusi i sekuestruar të dielën u pajis me karburant, por shoferi nuk pagoi. Një makinë patrullimi e kapi dhe policia konstatoi se në minibus kishte emigrantë. Dy nga fëmijët janë të moshës 8 dhe 12 vjeç dhe udhëtonin me babanë e tyre, ndërsa shtatë të mitur të tjerë udhëtonin të vetëm. Të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse kishin qenë duke qëndruar në një hapësirë të vogël.

Pas ngarjeve të së premtes, shtatë persona janë arrestuar. Të hënën, Prokuroria e Sofjes do të kërkojë arrestimin e përhershëm të pesë prej tyre. Ata akuzohen për bashkëpunim në vdekjen e 18 emigrantëve. Të dielën një tjetër person u ndalua në Greqi si bashkëpunëtor në këtë krim. Autoritetet greke do të shqyrtojnë mundësitë se si ta ekstradojnë atë në Bullgari, tha për BTA zëvendësprokurori i Sofjes, Hristo Krastev.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, Borislav Sarafov, njoftoi të premten se emigrantët kaluan kufirin duke përdorur një shkallë, pastaj kaluan disa ditë në pyll afër qytetit të Yambol dhe më pas u ngarkuan në minibus. Të gjithë pasagjerët ishin burra të moshës 13 deri në 35 vjeç, shumica e tyre nga Afganistani. Asnjë prej tyre nuk posedonte dokumente identifikimi, ndaj të gjitha informacionet që autoritetet kanë për ta vijnë nga vetë rrëfimet e 34 të mbijetuarve. Ata donin të transportoheshin në Serbi, prej nga do të vazhdonin rrugën për në Evropën perëndimore. Hetimi i autoriteteve bullgare zbuloi se emigrantët paguanin nga 5.000 deri në 7.000 euro për transport. Kreu i grupit merrte nga 500 deri në 1.000 euro për person, ndërsa shoferët 100 euro për emigrant të transportuar.

Në vitin 2015, në një rast të ngjashëm, trupat e 71 emigrantëve u gjetën në një kamion të braktisur në Austri. Më pas, katër trafikantë njerëzish u dënuan me burgim të përjetshëm, duke përfshirë një afgan, udhëheqës i grupit, dhe tre bashkëpunëtorë bullgarë. Ata u shpallën fajtorë për trafikim të organizuar të qenieve njerëzore dhe vrasje. Ata refuzuan të ndalonin kamionin dhe të hapnin dyert për të lejuar qarkullimin e ajrit, pavarësisht lutjeve të njerëzve të ngjeshur brenda.

 

 

REL

Etiketa: BullgariaemigrantetPolicia

Lajme të lidhura

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote
Breaking Views

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

08:15 - 28/12/25
Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

08:00 - 28/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Para
BE pritet të miratojë sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë

BE thërret konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote
Breaking Views

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

08:15 - 28/12/25

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që...

Lexo më shumë
Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

08:00 - 28/12/25
Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:45 - 28/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 28 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 28 dhjetor 2025

07:31 - 28/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com