GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Politika dhe SPAK luftë medias, Edi Rama si armik i fjalës së lirë (Raporti)

Përkeqësimi i situatës gjatë vitti 2023 dhe vrasja e rojes së sigurisë së Top Channel Pal Kola solli rrëzimin e renditjes së Shqipërisë në indeksin global të lirisë së medias nga organizata Reporterët pa Kufi.

14:46 - 03/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria humbi tre vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias gjatë vitit të kaluar në vlerësimin e dhënë nga organizata Reporterë pa Kufij, duke rënë në këtë mënyrë në vend të fundit në rajonin e Ballkanit. RSF, e cila vlerëson gjendjen e lirisë së medias mbi një metodë të hollësishme për të marrë parasysh si statusin e ligjeve që prekin lirinë e medias ashtu edhe situatën praktike, e konsideroi gjendjen në Shqipëri si “të vështirë”. Po kështu u vlerësua gjendja edhe në Serbi, dy vendet e vetme në Evropë me përjashtim të Turqisë, Rusisë dhe Bjellorusisë për të cilat jepet vlerësimi “i vështirë.”

Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Në kategorinë më poshtë, në të pestën, gjenden shtetet me qeveri diktatoriale apo ato me diktatura totalitare.

Mes fqinjëve tanë, Kosova, Bosnia, Bullgaria dhe Kroacia janë vendet ku liria e medias vlerësohet se është “problematike” ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi konsiderohen si dy vendet e vetme në këtë zonë ku liria e medias është “e kënaqshme”.

Gjendja e Shqipërisë vlerësohet ndjeshëm më keq se sa në vitin 2022 veçanërisht për shkak të treguesit të gjendjes së sigurisë së gazetarëve. Rënia në këtë tregues lidhet veçanërisht me ngjarjen e pazbardhur të atentatit me armë ndaj Top Channel në mars të vitit të kaluar, në të cilin, një roje humbi jetën. Që nga ajo kohë, autoritetet shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë autorët dhe motivin e sulmit, gjë që në vetvete përbën një pasiguri të shtuar për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Shënimi për Shqipërinë vëren se politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale të medias ndërsa shënjon si veçanërisht shqetësuese politizimin e rregullatorit të medias nga qeveria “Rama” përmes zgjedhjes së Armela Krasniqit si kryetare dhe politizimit të mëtejshëm të televizionit publik shqiptar përmes emërimit si drejtor të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

“Gazetarët kritikë shpesh bëhen shënjestër sulmi që synon t’i diskretitojë ata dhe që organizohen si nga qeveria ashtu edhe nga opozita,” thotë RSF. “Gazetarët kanë vështirësi në sigurimin e informacionit të mbajtur nga shteti, aksesi në të cilin mund të jetë kufizuar edhe më shumë nga një centralizim i kohëve të fundit të komunikimeve të qeverisë”, vëren më tej organizata duke iu referuar krijimit të Agjencisë së Medias dhe Komunikimit nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022.

RSF shënjestron me kritikë jo vetëm qeverinë dhe opozitën, por edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. Puna e SPAK u konsiderua si shqetësuese për lirinë e medias për shkak të kërkesës së prokurorisë dhe urdhrave të gjykatës së posaçme për sekuestrimin e materialeve të punës të gazetarit Elton Qyno. Raporti cilësoi gjithashtu si “kontrovers” dhe të pavend vendimin e një prokurori për të urdhëruar median të mos raportonte mbi sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore në vitin 2022. Në atë rast, prokuroria njoftoi se ka shpallur “sekret hetimor” të gjitha materjalet e rrjedhura online nga hakerat e dyshuar iranianë. Urdhri, i cili gjerësisht u injorua dhe injorimi i të cilit nuk u pasua nga akuza për shkelje kundër gazetarëve, u konsiderua si një tejkalim kontrovers i autoritetit të prokurorisë.

Liria e medias është në përkeqësim në shkallë globale për shkak të ringritjes së forcave autoritariste në shumë vende, si në lindje, ashtu edhe në perëndim.

Sipas raportit, krahas luftës kundër Ukrainës, Rusia ka ndjekur edhe një kryqëzatë kundër gazetarëve. Mbi 1,500 gazetarë janë arratisur nga vendi. Ndërkohë, gjendja në Ukrainë duket se është përmirësuar ndërsa vendi përqafon me forcë lirinë përkundrejt luftës.

“Megjithëse shteti i së drejtës nuk shtrihet në të gjithë vendin që nga koha e pushtimit rus, gjë që ka ndaluar autoritetit ukrainase nga garantimi i lirisë së shtypit në territoret e pushtuara, ndikimi politik në Ukrainën e lirë është pakësuar,” vëren raporti.

Ndryshe nga Ukraina, vende si Italia kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndonëse vlerësimi për të është shumë më i lartë se sa për Shqipërinë. Shqetësimi kryesor për lirinë e medias në Itali njihet me emrin “legge bavaglio” i cili u miratua vitin e kaluar nga maxhoranca qeverisëse e kryeministres Giorgia Meloni, i cili ndalon gazetarët të citojnë në raportimet e tyre urdhër-arrestet e policisë apo prokurorisë.

Gazetarët në Itali janë në përgjithësi të lirë, por sipas RSF, detyrohen të ushtrojnë herë pas here vetëcensurën për të shmangur rrezikun e padive abuzive të njohura si SLAPP apo procese të tjera gjyqësore. Italia u rrëzua për këto arsye nga vendi 41 në renditjen botërore në vendin 46.

/Reporter.al/

Etiketa: Kryesore1liria e mediasReporteret pa Kufij

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Plane për fundjavën? Ja si do jetë moti

Plane për fundjavën? Ja si do jetë moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com