GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Polonia trembet nga Putini: Nuk do t’i japim avionë Ukrainës

19:57 - 06/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia trembet nga Putini: Nuk do t’i japim avionë Ukrainës

epa04889107 US Ambassador to Poland Stephen D. Mull flies onboard of Polish F-16 jet fighter at the Poznan-Krzesiny Tactical Air Base in Poznan, Poland, 19 August 2015. Ambassador Mull flight over poland was at the end of his diplomatic mission and part of preparations for the Radom Air Show 2015, which will be held on 22-23 August 2015. Paul Wayne Jones was named 08 June 2015 by US President Barack Obama to be US Ambassador to Poland. EPA/MAREK ZAKRZEWSKI POLAND OUT

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është bërë me dije se Polonia nuk do të dërgojë avionët e saj në Ukrainë, ajo gjithashtu nuk do të lejojë përdorimin e aeroporteve të saj.
“Ne po ndihmojmë në shumë fusha të tjera”, ka shkruar në rrjetin e saj social Twitter kancelaria e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.
Polonia ishte në bisedime për t’i dhënë avionët e saj MIG-29 për Ukrainën.
Ndërkohë republikanët, senatorët dhe ligjvënësit demokratë amerikanë që morën pjesë në një video-chat me Volodymyr Zelensky premtuan se SHBA do të lëshonte 10 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën.
“Ne do t’i lëshojmë shpejt këto 10 miliardë dollarë për të ndihmuar popullin ukrainas financiarisht dhe nga ana humanitare si dhe në sektorin e sigurisë,” raportoi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Sumer, nga një burim i mirëinformuar, cituar nga CNN.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën,” tha senatori republikan Steve Danes. “Ne duhet ta miratojmë këtë ndihmë prej 10 miliardë dollarësh, e cila do të jetë pjesërisht humanitare, pjesërisht ushtarake”, shtoi ai.
Nga ana e tij, Zelensky bëri thirrje për sanksione më të ashpra financiare kundër Rusisë, duke përsëritur se importet e naftës dhe gazit rus duhet të ndalohen dhe se Moska duhet të përjashtohet nga sistemi i kartave të kreditit Visa dhe Mastercard.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij ndaj vendeve të Evropës Lindore për t’i siguruar atij avionë të prodhuar nga Rusia. “Këta avionë janë shumë të nevojshëm. “Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar qeverinë të lehtësojë transferimin e tyre,” tha Chuck Sumer në një deklaratë.
“Ka avionë të disponueshëm në disa vende të NATO-s që ukrainasit dinë t’i përdorin, por padyshim që SHBA-të janë pjesë e problemit, jo zgjidhja,” tha senatori republikan Lindsey Graham në një video të postuar në Twitter.
“Le t’u japim të gjithë avionët dhe të gjithë dronët që u duhen”, vazhdoi ai, pa dhënë detaje. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha të dielën e kaluar se SHBA dhe BE janë të gatshme të ofrojnë avionë luftarakë MIG, të cilët pilotët ukrainas dinë t’i operojnë, por vendet që i kanë, si Bullgaria, Polonia dhe Sllovakia reaguan më pas me rezerva ndaj këtij propozimi.
Është e paqartë se si Uashingtoni mund të ndihmojë në “transportin” e këtyre avionëve. Mund të lehtësojë transaksionin ose ndoshta të zëvendësojë avionët luftarakë që aleatët e saj do t’i ofrojnë Ukrainës. Deri tani, vetëm Rumania ka konfirmuar se do t’i japë avionë Ukrainës.

Etiketa: LuftaRusiukraina

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Prag katastrofe/ Rusët godasin me raketa institutin bërthamor në Kharkiv

Prag katastrofe/ Rusët godasin me raketa institutin bërthamor në Kharkiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com