GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Porosia”/ Arrestohen 3 shtetas në Elbasan, u gjenden drogë dhe armë

09:26 - 09/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Porosia”/ Arrestohen 3 shtetas në Elbasan, u gjenden drogë dhe armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre shtetas në kuadër të operacionit antidrogë “Porosia”.

Si rezultat i këtij operacioni  ka rënë në pranga 3 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Po ashtu gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Porosia”.

Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në muajin maj 2023, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Si rezultat i operacionit vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike (disa prej tyre të realizuara në kuadër të megaoperacioneve “Rrjeti” dhe “Tempulli”), si dhe si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në bazë të informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, gjatë vitit 2023, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Porosia”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Sokol  Meçaj., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Nertil Memimi.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhe me strukturat hetimore të dvp-ve Vlorë dhe Fier, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, veprimtari të cilat dyshohet se janë të shtrira në disa qarqe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogeElbasan

Lajme të lidhura

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit
Aktualitet

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:30 - 20/03/26
Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë
Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador
Aktualitet

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Para
Vritet komandanti i njësisë elitare Ghost të ushtrisë izraelite

Vritet komandanti i njësisë elitare Ghost të ushtrisë izraelite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit
Aktualitet

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:30 - 20/03/26

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët pranë bregut të lumit dhe Unazës...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

11:35 - 20/03/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com