GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Porosia e fundit’, 4 të arrestuar në Shkodër për shpërndarje droge

12:50 - 20/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishin në kërkim për 246 kg kanabis, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Shkodër ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia e fundit”.

Në pranga kanë rënë katër persona. Ata u kapën me drogë, por edhe me armë. Në pranga kanë rënë  Franc Marku, Brendon Bajrami, Ehad Hoxha dhe Kristjan Verri.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia e fundit”, sekuestrohen sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë zjarri, 1 armë gjahu (çifte) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 4 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në qytetin e Shkodrës.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Policia gjeti një pjesë të kanabisit, armët dhe municionin luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia e fundit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 22 vjeç, F. M., 21 vjeç, E. H., 21 vjeç dhe K. V., 22 vjeç, banues në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Etiketa: drogeShkodërshperndarje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Parandalimi i atentatit në Elbasan, detaje të reja për “X6-ën”

Parandalimi i atentatit në Elbasan, detaje të reja për “X6-ën”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com