GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Portugalia dhe Holanda “bëjnë paqe” në Tbilisi

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Kosova U21 – Estonia U21, formacionet zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e sotme, u luajtën disa nga takimet e raundit të dytë të fazës në grupe të UEFA EURO U21 2023, që këto ditë po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Ndeshja kryesore e orës 18:00, ajo mes Portugalisë dhe Holandës, u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Me luzitanët dhe “oranje” të cilët siguruan nga një pikë, në duelin e luajtur në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.

Pavarësisht rasteve të shumta për gol që në fillim, holandezët ishin ata që e pësuan të parët.

Në minutën e 20’, Almeida dërgoi në epërsi bashkatdhetarët e Cristiano Ronaldos.

Pas golit të pësuar, holandezët e shtuan ritmin e sulmeve të tyre në kërkim të barazimit por portugezët, u treguan solidë në prapavijë, duke e mbyllur në epërsi pjesën e parë.

Në 45 minutat e dyta, skenari i lojës nuk ndryshoi, me “portokallinjtë” (sonte me uniforma blu), të cilët sulmonin pa u lodhur, ndërsa Portugalia mundohej që të shfrytëzonte kundërsulmet.

Në minutën e 78’ rezistenca portugeze, më në fund, u thye, me Brobbey që barazoi shifrat duke mposhtur nga brenda zonës portierin luzitan.

Ky ishte goli i fundit i takimit, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin golin e fitores.

Me këtë barazim, Portugalia fitoi pikën e parë, në këtë turne, megjithatë, gjendet ende në vendin e fundit në grup, një pikë pas Holandës dhe Belgjikës si dhe tre pikë pas Gjeorgjisë.

Takimi tjetër i këtij, ai që vuri përballë Belgjikën me një nga vendet organizatore, Gjeorgjinë, u mbyll me rezultatin 2-2.

Etiketa: euro u21holandaPortugalia

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Skandali seksual i Gjicit, çfarë deklaron vajza që u filmua me ish-kryebashkiakun

Detajet/ Gjici u arrestua në lokal, Alma.K u kap në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com