GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali në postën e Durrësit/ Burri i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës: Makina luksi e biznese me 60 mijë lekë rrogë!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.

Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni.

Mataj, Duni dhe P. Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Në kallëzimin e bërë dje, më 20 korrik, Feta Mataj pretendon se bashkëshortja e tij është bërë përgjegjëse pa të drejtë për skandalin financiar në Postën e Durrësit, ndërsa sipas tij, duhet të hetohet edhe ndaj Valbona Dunit.

Në kallëzimin e tij, Feta Mataj pretendon se gjatë verifikimeve që ka kryer në mënyrë private ka krijuar dyshime se ish-shefja e Financës ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, të cilën e konsideron të pajustifikuar me të ardhurat e saj, një rrogë mujore 60 mijë lekëshe. Ai kërkon që të hetohet burimi i kësaj pasurie, si dhe aktiviteti ekonomik i familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit, shefja e financës dhe 2 fëmijët e saj disponojnë automjete luksoze, prodhim i viteve të fundit, me vlerë qindra mijëra euro, disa apartamente në Durrës dhe Tiranë, si dhe biznese të hapura vitet e fundit. Kallëzuesi pretendon se këto biznese mund të jenë përdorur për të justifikuar të ardhura të paligjshme, duke ngritur dyshime për veprën penale të pastrimit të parave.

Ai përmend gjithashtu dyshimin se pasuria e familjes Duni është shtuar ndjeshëm pas vitit 2020, periudhë që përkon me administrimin e fondeve të rindërtimit pas tërmetit nga Posta, duke pretenduar se këto rrethana duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

Në kallëzim kërkohet që organet hetimore të shqyrtojnë nëse ka pasur bashkëpunim në administrimin e fondeve publike nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa kërkohet një hetim i plotë pasuror dhe financiar për Valbona Dunin dhe familjarët e saj.

Feta Mataj shprehet se bashkëshortja e tij, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në burg pas hetimeve për skandalin në Postën e Durrësit, i kishte raportur më herët problematikat në sektorin e financës dhe për shqetësime që, sipas tij, nuk ishin marrë në konsideratë nga drejtuesit.

Sipas policisë së Durrësit, po punohet që kallëzimi penal t’i kalojë Prokurorisë, e cila pritet të vlerësojë pretendimet dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedim penal dhe do të nisë verifikimet për akuzat e ngritura.

Etiketa: DurrëskallezimPosta

Lajme të lidhura

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve
Aktualitet

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

16:24 - 21/07/26
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës
Aktualitet

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

16:11 - 21/07/26
Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve
Aktualitet

Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve

15:16 - 21/07/26
Para
Dy rekorde historike për trajnerët në Botërorin 2026, Advocaat dhe Deschamps hyjnë në histori

Dy rekorde historike për trajnerët në Botërorin 2026, Advocaat dhe Deschamps hyjnë në histori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve
Aktualitet

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

16:24 - 21/07/26

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për...

Lexo më shumë
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

16:11 - 21/07/26
Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

15:48 - 21/07/26
Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

15:41 - 21/07/26
Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve

Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve

15:16 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com