GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pozoi me bikini në tankun e shkatërruar rus në Kiev, kërcënohet modelja (FOTO)

17:26 - 02/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pozoi me bikini në tankun e shkatërruar rus në Kiev, kërcënohet modelja (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një modele e njohur e rrjetit Instagram po përballet me kërcënime mizore për jetën nga besnikët e Vladimir Putin, pasi pozoi në majë të një tanku të shkatërruar rus gjatë punës së saj vullnetare në Ukrainë.

Braziliania që pozon shpesh në bikini Liziane Gutierrez, ka më shumë se 1 milionë fansa ‘të përkushtuar’online, dhe kishte shkuar në Evropën Lindor muajin që shkoi për të ndihmuar popullatën në betejat e përgjakshme që po zhvillohen në vend. Ajo ka qenë më parë në faqe e para të gazetave për padinë ndaj reperit Chris Broën në vitin 2016 për një incident në Las Vegas, por kësaj radhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes për foton mendjelehtë nga zona e luftës.

Megjithëse postimi i saj u lejua në rrjet vetëm për disa minuta para se të censurohej, masa e abuzimeve dhe kërcënimeve ndaj tij ishte gjigante, mes të cilëve një ushtar rus nis të kërcënonte. Ai shkruante në një mesazh: “Do të të gjej ku je” ndaj të cilës modelja ishte përgjigjur: “Provoje njëherë”.

Luftëtari rus duket se nuk e kishte pëlqyer përgjigjen e Liziane, faqja e të cilës u mbush me komente urrejtjeje nga e gjithë bota. Modelja komentonte më tej: “Në pesë minutat që fotoja ishte këtu, mora pak nga gjithçka që një njeri mund të imagjinojë. Shpresoj t’ju bjerë një raketë në kokë,” shkruante ajo.

Por Liziane dukej mjaft e relaksuar në fotot e videot nga zona e luftës, duke u ngjitur mbi tanke e duke thënë se ishte si “në sheshxhirimin e një filmi”. Modelja shpjegonte se kishte gjetur tanket e shkatërruara teksa shkonte drejt qytetit të Bucha, pranë Kiev, ku luftimet kanë lënë qindra të vdekur. Megjithëse thotë se po shkon në Ukrainë për punë vullnetare, Liziane është akuzuar se po përfiton nga konflikti brutal për të mbushur përmbajtjet e saj në Instagram. Por ajo nuk ishte dakord: “Nuk është vetëm për t’u dukur, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mësojnë se çfarë po ndodh këtu”.

“Foton e postova sepse dhe të tjerë po festonin mbi tank dhe mendova pse jo dhe unë”.

Etiketa: fotomodeleRusiseksiUkraine

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
Mediat greke i kundërpërgjigjen kërcënimit të Turqisë: Erdogan përballet me një konflikt frontal

Mediat greke i kundërpërgjigjen kërcënimit të Turqisë: Erdogan përballet me një konflikt frontal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Lexo më shumë
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

10:03 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com