GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PPE paraqet amendamentin për lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
PPE paraqet amendamentin për lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një amendament për lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe për mbrojtjen e pakicës kombëtare greke është paraqitur nga Partia Popullore Europiane në Raportin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, i cili pritet të votohet në Asamblenë Plenare të Parlamentit Evropian të martën e ardhshme, më 11 korrik.

Sipas njoftimit përkatës të PPE “me mbështetjen absolute të deputetëve të PD-së dhe asistencën e kryetarit të KO të PPE-së, Manfred Weber dhe koordinatorit në Komisionin e Jashtëm, Michael Galler, miratoi njëzëri propozimin e deputetit të ND dhe PPE, Manolis Kefalogiannis për lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës, Fredi  Belerit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek”.

Konkretisht, me amendamentin shprehet “shqetësimi i thellë” i Parlamentit Europian “për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit të tij, i cili cënon prezumimin e pafajësisë dhe e pengon atë të marrë detyrën si i zgjedhur”

Gjithashtu, në amendament theksohet se çështja konkrete “është e lidhur absolutisht me respektimin e të drejtave themelore, me çështjen pronësore të minoritetit etnik grek në Bashkinë e Himarës dhe akuzat për shpronësime të paligjshme nga autoritetet shqiptare”.

Amendamenti vjen pas vizitës së Manolis Kefalogiannis në kryebashkiakun e paraburgosur të Himarës në burgjet e Tiranës dhe nismave që ai ka ndërmarrë në Parlamentin Europian pas takimit të tij (z. Kefalogiannis) me presidenten e PE, Roberta Metsola, për lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit dhe marrjen e detyrës së kryetarit të bashkisë”, siç raportohet.

Mediat greke theksojnë se, Grupi Parlamentar i PPE është grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian me 177 eurodeputetë nga të gjitha shtetet anëtare.

Etiketa: amendamentifredi beleriKryesore1per liriminPPE

Lajme të lidhura

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët
Aktualitet

Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët

16:50 - 26/11/26
GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme
Aktualitet

GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme

16:16 - 26/11/26
Para
Avioni rrëzohet në Kaliforni, humb jetën një person dhe lëndohen 3 të tjerë

Avioni rrëzohet në Kaliforni, humb jetën një person dhe lëndohen 3 të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

Policia ka arrestuar tre të rinj shqiptarë nga Saranda në Greqi, pasi sekuestruan 66 kilogramë e 742 gramë kanabis, i...

Lexo më shumë
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26
AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com