GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pra, zonja Kryemadhi pranon LIVE që ka Swift! A mund të na e tregoni ju lutem…dhe ku e keni deklaruar?

14:36 - 17/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pra, zonja Kryemadhi pranon LIVE që ka Swift! A mund të na e tregoni ju lutem…dhe ku e keni deklaruar?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monika Kryemadhi e pranoi në emisionin Opinion që ka një Swift (pagesa internacionale nga llogaria bankare personale) që e ka përdorur për të kryer pagesat, siç deklaroi për t’u kuruar për probleme shëndetësore që thotë se ka prej 12 vitesh.

“Unë kam qenë në klinikë dhe në atë klinikën që përmendet. Ajo është një Swift i falsifikuar, është përdorur iban i një kompanie në romë, që kam mbi 12 vite që kurohem për probleme kardiologjike dhe për kancerin e qafës së mitrës është një Swift tjetër”, tha ajo.

Problemi i vetëm nuk është pasja apo jo e një kodi Swift nga Monika Kryemadhi. Problemi është se ky Swift nuk është deklaruar në deklaratat e pasurisë që deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së ka detyrimin të dorëzojë në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

Ligji për deklarimin e pasurive thotë në nenin 3 të tij se pjesë e detyrimit janë edhe deputetët, ndërsa në nenin 4 përcaktohet se çfarë janë të detyruar që të deklarojnë çdo vit para datave 31 mars:

“Sendet me vlerë të veçantë mbi 300 mijë lek, detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale”.

Deklarimet përfshijnë edhe dhuratat me vlerë mbi 10 mijë lek të reja.

“Dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat nga trajtimet preferenciale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi”.

Monika Kryemadhi s’e ka bërë këtë në deklaratat vjetore të dorëzuara në ILDKPI. Ajo duhet ta tregojë publikisht vetë, të paktën për hir të transparencës dhe si provë për ta besuar se po ‘lufton korrupsionin në krah të bashkëshortit të saj, Ilir Meta’.

Nëse s’e bën me hir, a nuk është ky fakt i mjaftueshëm që SPAK të kërkojë me pahir prej Monika Kryemadhit Swift-in e transfertave në San Marino, që siç e pohon vetë ish-kryetarja e LSI-së e ka përdorur për të kryer pagesat për kurimin nga problemet kardiovaskulare dhe kancerin në qafën e Mitrës?

Marrja e këtyre të dhënave do t’u jepte përgjigje me radhë shumë pyetjeve të tjetra që pasojnë, sa është shuma e transfertës së kryer, sa është pagesa totale dhe cili është burimi i vërtetë i parave.

Kjo transfertë bankare Swift, a është bërë nga numri i llogarisë personale të Monikës, bashkëshortit të saj, apo nga ndonjë llogari tjetër? A janë kryer këto pagesa nga llogaria e Monikës në Shqipëri, apo nga llogari Offshore të një vendi tjetër e në një emër tjetër?

Avokati Idajet Beqiri thotë në padinë e ngritur se kjo shumë është 287 mijë euro. Kryemadhi nuk deklaron asnjë shifër. I mbetet SPAK që duke marrë shkas nga deklarata publike e Kryemadhit dhe nga padia e ngritur që të verifikojë se cili ka të drejtë dhe cili jo./Vox News

 

Etiketa: Kryesore1Monika Kryemadhi

Lajme të lidhura

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Breaking Views

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese
Breaking Views

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

15:38 - 10/03/26
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër
Breaking Views

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër

14:07 - 10/03/26
Para
“Ku i gjeti paratë”? Gazetari: Vajza e Ilirit dhe Monikës, 60 mijë paund në vit për shkollën në Londër

“Ku i gjeti paratë”? Gazetari: Vajza e Ilirit dhe Monikës, 60 mijë paund në vit për shkollën në Londër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën
Aktualitet

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26

Media ekuadoriane Primicias i ka kushtuar një artikull ndërmjetësuesve të narkotrafikut që lidhin rrjete kriminale ndërkombëtare me grupet lokale dhe ato...

Lexo më shumë
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:35 - 10/03/26
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

18:20 - 10/03/26
Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com