GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 11 min
A A
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit. E ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Osmani theksoi se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë. Presidentja shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues, që të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës.

Duke hedhur poshtë çdo pretendim se ka kushtëzuar rikandidimin e saj, Osmani thekson se kërkesa e saj e vetme ishte që të testoheshin numrat në Kuvend. Ndër të tjera, Osmani theksoi se ishte e bindur se do t’i siguronte 81 deputetë në sallë, bazuar në garancitë individuale që kishte marrë nga deputetët, të cilët, sipas saj, nuk kishin ndërmend të bojkotonin procesin.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Për të marrë vesh çfarë po ndodh. Arsyet e refuzimit të emrit të Vjosa Osmanit për presidente, kur ndërkohë, e vetmja kandidate që teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputetë në sallë, ishit ju. Ndërkohë që ajo që ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni të sigurta 81, ofronte vetëm 66. Kur jeni takuar për herë të fundit me Albin Kurtin dhe kur ka thënë jo-në e prerë, argumentin dhe a e keni kushtëzuar kryeministrin Kurti për rikandidimin tuaj?

Presidentja Osmani: Absolutisht nuk e kam kushtëzuar asnjëherë. E tëra që kam kërkuar, apo më mirë të them, propozuar, është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë dhe ta provojmë. Ta shohim sa deputetë po mblidhen, meqënëse unë kisha nga diskutimet individuale me deputetët, kisha garanca prej tyre se ata nuk do të bojkotojnë, sepse llogariteni tash, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin ngritur dorën dhe kishin marrë pjesë në votim edhe për Slavko Simiqin.

Një nënkryetar, për të cilin ka edhe aktakuzë për shkelje të rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputetët që ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht që kishte një pozitivitet, një qasje pozitive dhe unë isha e bindur se që bëhen numrat. Por edhe sikur mos të bëheshin, unë e tëra çfarë kërkoja ishte që të shkojmë deri në sallë dhe ta provojmë. Ajo nuk do të na dërgonte automatikisht në zgjedhje. Thjesht do ta shihnim, në qoftë se janë 79, gjë që nuk do të ishin, ju siguroj, do të ishin më shumë se 80. Por edhe sikur të ishin në në një rast kështu të paparashikuar, ne prapë nuk do të shkonim automatikisht në zgjedhje.

Do të mund të tërhiqeshim dhe pastaj të provonim me kandidatë të tjerë. Çfarë ndodhi në fakt ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë. Dhe unë e kuptoja nga televizioni që po punohet me kandidatë të tjerë, përderisa mua më thuhej provo, provo, provo me i bindë opozitën dhe kur deputetë të caktuar të opozitës mua më thanë që do të rrinë në sallë dhe ai ishte numri i mjaftueshëm, pastaj m’u kërkua që t’i bëj 85. Pra, gjithmonë ngrihej kushti, edhe pse një gjë e tillë nuk është fare e nevojshme. 80 janë të mjaftueshme, por asnjëherë asnjë kusht, ta sqaroj. Po thuhet që kinse unë i kam kërkuar garancë kryeministrit për 80 vota. Nuk është e vërtetë.

Nuk i kam kërkuar atij garancë. Kam kërkuar përkrahjen e tij dhe natyrisht që unë punoja edhe me me opozitën, që ta arrijmë atë 80-shen në sallë dhe përkrahjen e 66 deputetëve të koalicionit. Pra, kjo është çështja. Pastaj thuhet që i ke kërkuar që me i dhënë LDK-së ministri. Kjo është një gënjeshtër. Kurrë nuk i kam kërkuar askujt që qoftë LDK-së, qoftë partive të tjera t’ia jap ndonjë ministri. Kurrë s’kam kërkuar që të bëhet ndonjë koncesion as me deputetë individualë, as me deputetë të komuniteteve jo shumicë. Kam kërkuar thjesht të flasim me ta dhe t’ua shpjegojmë pse është në interes të Kosovës që ky, që na njihnin në në publik dhe në popull si binom i shpresës, që ky binom i shpresës ta vazhdojë punën e përbashkët, sepse rizgjedhja ime si presidente do të nënkuptonte edhe vazhdimin e qeverisë, vazhdimin e sigurt, pa asnjë pengesë.

Pa asnjë pengesë të vetme, por me suksese të plota, me suksese të shumta. Pra, nuk i kam kërkuar asnjë kusht, asnjë koncesion, dhe pastaj kur thuhej që i ka refuzuar nënshkrimet, jo, nuk kam refuzuar unë nënshkrime. Çfarë më është thënë, diku dy netë, mos gabofsha, para skadimit të afatit, dy-tri netë, ishte, dhe kjo ishte pasi m’u komunikua mungesa e përkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas për mungesën e përkrahjes së atyre 57 votave. M’u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me të cilin unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Dhe ta shohim se si po rrjedh. Por unë kur i pyeta pse kemi nevojë unë dhe zoti Konjufca të jemi kundërshtarë? Kënd e përkrahni ju? A e kam unë përkrahjen tuaj në një votë të tillë? Natyrisht që një përkrahje e tillë nuk m’u dha sepse unë jam presidente e Republikës dhe do të ishte absurde.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ftesën që ka marrë për të qenë pjesë në Bordin e Paqes.

Gjatë intervistës, presidentja kujtoi lidhjet historike të Kosovës me SHBA-në. Osmani tha se uniformat e para të ushtrisë sonë kanë qenë donacion amerikan, policia jonë është ndërtuar nga Amerika dhe çdo institucion që ekziston sot në Republikën e Kosovës e ka shenjën dalluese amerikane.

“Këta kapituj të bashkëpunimit janë hapur pa na u kërkuar asnjë koncesion, as në dialog me Serbinë, as për raporte të tjera të brendshme, as ndonjë gjë tjetër. Pra, ky do të duhej të ishte sukses të cilin e festojmë të gjithë bashkarisht e jo sukses të cilit dikujt i pengon.

Unë e di që i pengon Serbisë, mirëpo nuk do të duhej që afria e madhe me aleatin tonë të lirisë, me aleatin tonë të sigurisë, me uniformën amerikane që sot afër 400 km të kufirit tonë akoma i ruan bashkë me policinë tonë, që kjo të jetë pengesë? Këtë unë nuk e kam pritur asnjëherë në jetën time. Sepse unë kam qenë këtu në këtë zyrë si shefe e stafit të presidentit, edhe kur është shpallur pavarësia, edhe kur i kemi arritur njohjet, edhe kur e kemi ndërtuar këtë ushtri për herë të parë.

Uniformat e para të ushtrisë sonë kanë qenë donacion amerikan. Policia jonë është ndërtuar nga Amerika. Çdo institucion që ekziston sot në Republikën e Kosovës, e ka atë që quhet footprint, e ka shenjën dalluese amerikane.

E deri tek veprimi i fundit, ku presidenti Trump nuk na la vetë, por na fuqizoi, na ftoi në Bordin e Paqes, në një institucion që ka potencial, ka potencial të shndërrohet në një organizatë ndërkombëtare me shumë konsekuencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ku edhe presidentë të shteteve jo njohëse mua më kanë thënë direkt, deri tani nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjithçka. Pse qenka kjo në kundërshtim me interesin e Kosovës? Le të përgjigjet kushdo. Pse qenka gjithë ky pozitivitet, gjithë kjo dritare e hapur për Kosovën, në kundërshtim me interesin e Kosovës?

Ftesa ishte nominalisht me emër dhe mbiemër, dhe në fakt erdhi në 2 e gjysmë të natës. Ne nuk e kemi pritur që do të vijë në ato momente. Unë vërtet nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos, mirëpo në momentin që na është dërguar ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me stafin e Shtëpisë së Bardhë, dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë; meqenëse kryeministri është në Davos, a mund të vijë ai? Ne nuk kemi pasur njohuri se çfarë ceremonie do të jetë ajo.

Neve na ka ardhur ftesa, unë e kam publikuar ftesën duke e vlerësuar gjithnjë, përfshirë edhe tani, që është në interes të madh të Republikës sonë që Kosova të ftohet, mirëpo nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos. Vetëm pasi na është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar.

Madje insistohej nga ana e administratës së ShBA-ve që unë të udhëtoj edhe më shpejt, mirëpo unë nuk e anulova sepse atë ditë ishte përkujtimi i presidentit Rugova, përkujtimi i datës së vdekjes së tij, dhe unë nuk desha që të mungoj atë ditë në Kosovë, prandaj kam shkuar në Davos shumë vonë dikur rreth mesnatës, mos gabofsha. Dhe ashtu edhe ka ndodhur, pra, kjo ka qenë kërkesë eksplicite, ka qenë nominale, dhe edhe ftesa për Uashington DC pastaj kur na është dërguar, na është komunikuar që nuk mund të transferohet. Unë kam qenë tërë kohën në komunikim me këshilltarët më të afërt të presidentit Trump. Ishte nominale dhe ata kërkuan që të jem unë aty.

Shefja ime e stafit qysh atë natë, sapo kemi arritur, në fakt ende pa arritur në Davos, sa ishim ende rrugës sepse ishte rrugë e gjatë, menjëherë atë natë ka tentuar që të kontaktojë me stafin e kryeministrit. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë sepse kishte shumë pak orë para takimit. Ne ishim të ftuar në ceremoninë e nënshkrimit që të ishim në qendrën ku mbahej ceremonia qysh në orën 9 të mëngjesit, dhe ne kërkuam që sapo të nesërmen shumë herët në mëngjes, pra para se të shkoja unë atje, të komunikojmë me kryeministrin që ta njoftojmë për aq sa kishim informata se shumtën, them sinqerisht, nuk kemi pasur informata përtej ftesës.

Ftesa ka qenë publike, thjesht na është thënë në orën 9 duhet të jeni në këtë adresë dhe pastaj ju japim detaje të tjera. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë. Të nesërmen na është komunikuar që kryeministri mundet vetëm në orën 9 e gjysmë, por unë në orën 9 e gjysmë veçse isha në ceremoni.

Dhe pastaj kemi komunikuar disa herë në të pas asaj ceremonie, i kemi ndarë me stafin e tij materialet e nevojshme. Përsa i përket Davos-it, për këtë çështje ne kemi marrë edhe rekomandim me shkrim nga komandanti i FSK-së që t’i japim përgjigje pozitive sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në ISF, International Stabilization Force, pra ka qenë edhe vlerësim paraprak, nuk është që kjo çështje është marrë kokë më vete. Ka qenë vlerësim i përbashkët institucional që është me rëndësi që Kosova të bëhet pjesë e kësaj,” tha Osmani.

Osmani tha se për arsyet e tjera, se pse Kurti ndryshoi qëndrim lidhur me Presidentin, do të flasë në një moment tjetër.

Ajo theksoi se gjatë mandatit të saj është përpjekur maksimalisht të punojë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Kurti më ka thënë se e do një president që nuk merret me politikën e jashtme. Për gjërat e tjera më mirë nuk po flas tani, do të vijë momenti. Dua t’ua bëj të ditur qytetarëve të Kosovës se për gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë kam bërë çmos për të mirën e Kosovës”, u shpreh Osmani gjatë intervistës.

josa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar se do përkrahte kandidaturën e saj dhe madje i ka thënë që është edhe Presidentja më e mirë e shekullit 21. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se edhe para edhe pas zgjedhjeve Kurti i ka pas këto vlerësime për të. Osmani foli gjithashtu edhe votat e 14 shkurt 2021, ku Kurti u zgjodh kryeministër dhe Vjosa Presidente dhe udhëhoqën vendin së bashku.

“Ka qenë vetë zotimi i kryeministrit Kurti që do më përkrahte në një kauzë të tillë e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën Republika jonë ka nevojë akoma…Po flas për diskutimet tona.

14 shkurt 2021 ne morëm mbi 400 mijë vota bashkë dhe atëherë kryeministri u zgjodh kryeministër dhe me votat e përbashkëta që i morëm unë u zgjodha presidente dhe udhëhoqëm këtë vend së bashku”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur aludimet për një pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, absurde dhe të rrezikshme.

Osmani theksoi se e gjithë puna e saj gjatë mandatit presidencial i është kushtuar mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe demaskimit të Serbisë si agresore.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Është këtu që janë me me Kurtin dhe e shikojnë Ramën si tradhëtar, ka një konspiracion që ka ngjitë edhe në Tiranë deri diku te një pjesë e militantëve të djathtë dhe në Prishtinë tek pjesa e militantëve të VV-së. Se kishte një konspiracion ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës dhe ju e ftuat zotin Rama këtu, që ai t’u siguronte votat e PDK-së, ndërkohë që nuk ua siguroi dot. Gjithashtu, qëndrimet e mia, por edhe të shumë kolegëve të huaj ndaj zotit Rama në raport me Kosovën, janë publike dhe në gjykimin tim ai ka qenë një dëmtues i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të jetë një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave të Kosovës. A ka pasur një afrimitet te Vjosa Osmanit me Edi Ramën në këmbim të ndihmës së votave nga PDK-ja?

Presidentja Osmani: Këto konspiracione, aq sa janë absurde, janë po ashtu të rrezikshme. Janë absurde sepse të thuhet për një presidente që e tëra që ka bërë, përgjatë këtyre viteve në presidencë, është mbrojtja e Republikës së Kosovës, shpërfaqja e qëndrimit të Serbisë si agresor, shpërfaqja e krimeve të Serbisë, dhe shpërfaqja e fytyrës së vërtetë të Serbisë në mënyrë që bota ta kuptojë se kush janë ata dhe të arrijë të përkrahjen në raport me ne.

Dhe tani të barazohem me Vuçiçin, kjo po e them është e rrezikshme sepse ka rezultuar edhe me thirrje publike për pushkatim. Sot gjë që siç e dini gjuha e atillë linçuese në vitet e pasluftës në Kosovë ka rezultuar me më të keqen. Natyrisht që këto konspiracione, këto shpifje, këto sulme në asnjë moment nuk do më zbrapsin. Por i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndiheni e kërcënuar nga ky mesazh sot, nga kjo thirrje apo kjo analogji që në Turqi pushkatohen?

I kemi kërkuar ne institucioneve të rendit që të merren me me këto kërcënime. Nuk është e vetmja, dua ta them që nuk është e vetmja. Mirëpo sikur këta njerëz ta shfrytëzonin vetëm 10% të kësaj urrejtjeje, të kësaj energjie negative, të këtyre sulmeve që në fakt të merreshin me Serbinë, jo me presidenten e Republikës së tyre të zgjedhur nga vota e popullit dhe e konfirmuar në parlament. Por sikur kjo energji, sikur këto sulme në fakt të drejtoheshin në raport me Vuçiçin, nga presidenti i Serbisë, i cili kreu akt agresioni dhe së fundi ndaj Kosovës, jo vetëm, nuk i ka bërë fajet vetëm të viteve të 90-ta, por edhe të ditëve të sotme, Kosova do të arrinte shumë.

Por për fat të keq kanë gjetur gjuhën e linçimit pa asnjë argument të vetëm. Unë i bëj thirrje që të gjithëve, nga kryeministri deri tek deputeti i fundit, le t’i paraqesin faktet. Ku i keni faktet? Ku i keni dëshmitë që presidentja e Republikës së Kosovës është involvuar në ndonjë lloj komploti, në ndonjë lloj skenari e aq më pak me kryeministrin Rama. Raporti im institucional me kryeministrin është i tillë. Dihen dallimet që i kemi pasur me të. Akoma qëndroj në çdo milimetër, në qëndrimet që i kam thënë edhe për Open Balkans, edhe për çështje të tjera. Por ne si Republikë e Kosovës kemi qenë këto vite në një situatë sfidash të mëdha. Na janë dashur aleatë të Kosovës.

Llogariteni kur unë vizitoja vende të ndryshme në botë dhe filloja të flisja për Serbinë. Dhe sa po heqim nga Serbia, gjë që është e vërtetë. Po. Dhe përgjigja që e merrja ishte kjo: po mirë mirë me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë nuk ja kaloni mirë? Dhe momente të tilla duhet ta bëjnë secilin lider të reflektojë. Dhe ne e kemi bërë pikërisht këtë

Etiketa: Kryesore1Vjosa Osmani

Lajme të lidhura

Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK për gjyqin e Gërdecit
KRYESORE

Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26
Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”
Aktualitet

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin
Breaking Views

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

09:44 - 10/03/26
Para
Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK për gjyqin e Gërdecit
KRYESORE

Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26

Sot do të zhvillohet seanca e radhës së gjyqit për Gërdecin. Fatmir Mediu është paraqitur ne SPAK. Ish-ministri Fatmir Mediu...

Lexo më shumë
Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

09:44 - 10/03/26
Grida Duma përplaset me Ballën: Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh?

Grida Duma përplaset me Ballën: Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh?

09:20 - 10/03/26
I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

09:05 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com