GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat/ Zvarritja e çështjes Xhaçka, a do mundet Rama t’i shpëtojë mandatin përtej vjeshtës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka pritet të shqyrtohet në vjeshtë nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitete në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo të paktën referuar afateve dhe procedurave parlamentare, të cilat në rastin e ministres Xhaçka janë zvarritur duke treguar qartazi vendosmërinë e mazhorancës socialiste për të mbrojtur deri në fund anëtaren e grupit parlamentar të PS-së.

Opozita kërkon ndërprerjen e mandatit për deputeten Xhaçka duke e lidhur këtë me faktin se bashkëshorti i saj si biznesmen është shpallur “investitor strategjik” nga Qeveria. Dhe kjo sipas opozitës është papajtueshmëri me mandatin e Xhaçkës si deputete.

Fillimisht socialist rrëzuan me vota çdo pretendim opozitar, por deputetë të saj iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, e cila në një vendim e konsideron të paligjshëm qëndrimi e Kuvendit për të bllokuar dërgimin e çështjes për shqyrtim në këtë gjykatë.

Me pak fjalë, Kushtetuesja kërkon që interpretimin për vlefshmërinë e mandatit të deputetes Xhaçka të mos e vendosë Kuvendi, por ti kalohet Gjykatës.

Pas vendimit të Kushtetueses, socialistët sërisht tentuan të zvarrisin procesin dhe për të çuar deri në fund lojën, kërkuan një ekspert të jashtëm që do të interpretonte pikërisht vendimin e Gjykatës.

Eksperti që dha konkluzionet e tij është Krenar Loloçi, i cili prerazi tha se “Vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur kjo Gjykatë është shprehur me vendim”.

Sipas A2 CNN, raporti i ekspertit, rrëzon në thelb pengesat që ngritën socialistët për muaj me radhë.

Pyetjet e kryetares së komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, nëse nevojitet ndryshimi paraprak i Kushtetutës me pretendimet se neni 70 ka përplasje në dy pika të tij, mori përgjigje negative nga eksperti.

As tentativa tjetër e socialistes Bushka për të mbrojtur ministren e Jashtme, duke ngritur pikëpyetje mbi nenet 66 dhe 66/a të ligjit për funksionimin e Kushtetueses, ku përcaktohen subjektet dhe afatet të cilat vënë  në lëvizje Gjykatën nuk u përkrah nga eksperti.

“Ndryshime ose shtesa ligjore në Ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që janë reflektim i drejtpërdrejt i këtyre neneve të Kushtetutës, nuk do të sillnin ndonjë ndryshim në praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese ose, me fjalë të tjera, nuk do të ishin më imponuese për gjykatën se sa vetë nenet e Kushtetutës”, tha eksperti.

Dhe pas shpjegimeve të bëra nga eksperti i jashtëm, duket se socialistët kanë arritur të fitojnë kohë, duke mbrojtur deputeten Xhaçka për të paktën 1 vit, nga momenti kur opozita kërkoi ndërprerjen e mandatit të saj.

Në vjeshtë, Këshilli i Mandateve duhet të marrë një vendim në përputhje me vendimin e Kushtetueses, e cila më pas duket se do të ketë në dorë “topin” për të dhënë verdiktin final. Në të paktën dy raste të mëparshme, deputetë të Kuvendit kanë humbur mandatet për shkak të papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe shkaku ka qenë pothuajse i njëjtë: përfitim fondesh apo benefite të tjera nga Qeveria.

Dhe mandati i Xhaçkës mund të jetë një tjetër provë për pavarësinë e Kushtetueses, e cila në disa prej rasteve të fundit, të paktën edhe sipas deklaratave zyrtare të deputetëve të opozitës, është sjellë si çertifikuese e vendimeve të Qeverisë.

Etiketa: deputeteKryesore1mandatiRamaxhacka

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Tafas: Do qëndroj në Kukës, drejtuesit më thanë se…

Tafas: Do qëndroj në Kukës, drejtuesit më thanë se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com