GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pre e sulmit kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

10:48 - 04/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pre e sulmit kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthehet në funksionalitet faqja zyrtare e INSTAT-it. Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar, duke bërë që të dilte jashtë shërbimit.

Në reagimin zyrtar të INSTAT bëhej e ditur se nga sulmi nuk ishin prekur të dhënat e Censit dhe se po punohej intensivisht për të minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi.

REAGIMI I INSTAT PËR SULMIN

INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.

Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit,
vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme.

INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. INSTAT falënderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar në këtë situatë të jashtëzakonshme. INSTAT vlerëson lartë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën e saj dhe angazhohet të vazhdojë të ofrojë statistika zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura.

Etiketa: faqjafunksionInstatKryesore1

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Para
Modelja inskenoi ‘vdekjen’ nga kanceri, bind gratë që të testohen

Modelja inskenoi ‘vdekjen’ nga kanceri, bind gratë që të testohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bolonjës në Itali ku 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha ka ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com