GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prej 4 vitesh presin riparimin e pallatit, 6 muaj pa bonus qeraje. Ja çfarë ndodh në Durrës

15:59 - 07/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej 4 vitesh presin riparimin e pallatit, 6 muaj pa bonus qeraje. Ja çfarë ndodh në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rindërtimi u përdor nga Kryeministri Edi Rama në dy fushatat e fundit të zgjedhjeve si një flamur suksesi, ndërsa ai shfaqej duke dorëzuar çelësat e banesave të reja te qytetarët.

Por realiteti nuk është aq rozë sa herë pas here e paraqet Qeveria.

Sot në Durrës para Bashkisë kanë protestuar të paktën 62 familje, pallati I të cilëve ndodhet në lagjen 12 të qytetit bregdetar dhe që presin ende nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Këta qytetarë presin prej 4 vitesh, ndërsa puna në pallatin e tyre nuk ka nisur ende.

Banorët të shqetësuar shprehen se nuk dinë se çfarë të bëjnë në këtë pikë që kanë ardhur gjërat, pasi prej 6 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë.

“Ne kemi bërë 40 protesta, kemi 4 vjet, bashkia thonë do të fillojmë pallatin jo këtë muaj, jo mbas dy tre muajsh, me gënjeshtra.

Na gënjejnë. Kryetarja sidomos, na ka thënë se në Maj do të fillojmë me fondet tona. Tani thonë s’kemi fonde, ku i çuan fondet këta?”

Nga ministria përkatëse na thonë se çështja i takon bashkisë dhe se fondet i kanë kaluar bashkisë. Ndërkohë që nga bashkia na thonë se po presim fonde nga ministria.

Ne jemi nevojtarë. Unë për shembull jemi me 100 mijë lekë unë dhe 100 mijë lekë çuni, çfarë të bëjmë? Marrim borxhe që kalojmë muajin.

Ne jemi pa bonus pa asnjë gjë. Ne tani do futemi nëpër shtëpia se s’kemi çfarë të bëjmë. Ja do hap derën e do futem. Dhe shiko muret si janë, do mbajë përgjegjësi shteti nëse më bie ndonjë tullë në kokë. Unë jam me një pension 100 mijë lekë ku t’i gjej.

Na vjen shumë keq! Janë 60 e ca familje këtu brenda dhe po rrinë rrugëve.” – janë disa prej deklaratave të protestuesve.

Banorët kanë shkuar shume herë në bashki, kanë bërë edhe protesta të shumta për problemin e tyre, por ajo që iu është thënë është se për pallatin tuaj do të kërkohet fond i veçantë nga Ministria e Financave.

Pallati ka pësuar dëmtime të shumta të 3 katet e para, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe apartamentet janë vjedhur rregullisht nga hajdutët.

Etiketa: BanorëtDurrësRindertimi

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
Plagosje e lehtë, Noka-Prokurorisë: Ndryshoni akuzën për Rrajat, po i shërbeni…

Plagosje e lehtë, Noka-Prokurorisë: Ndryshoni akuzën për Rrajat, po i shërbeni…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com