GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prej një jave Yzberishti pa drita, Balluku i “kalon topin” OSHEE-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej një jave Yzberishti pa drita, Balluku i “kalon topin” OSHEE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qeveria ka kaluar dy akte normative që lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe faktin se konsumatori e biznesi i vogël nuk preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Sot kanë kaluar dy akte të rëndësishme. Akti 1 ka të bëjë me një ndryshim të datës 24.4.2019 për “Miratimin e planit të konsolidimit financiar të sektorit publik elektroenergjitik”, i cili parashikon ndryshimin e disa indikatorëve të vendosur për OSHEE të cilat janë rishikuar, bazuar mbi të gjitha ngjarjet që kemi pasur nga 2019 deri më sot. Që kanë të bëjnë me tërmetin, me pandeminë dhe me krizën energjitike. Të gjithë këto faktorë kanë sjellë rritje të konsumit, por ulje të pagesave duke krijuar një efekt negativ te indikatorët që i kemi rishikuar dhe i kemi vënë në parametra realist deri në 2026.
Akti i 2 prek të gjithë qytetarët në aspektin e shërbimit. theksoj se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Këtë qeveria e ka garantuar që në fillim të muajit nëntor. Për të arritur këtë garantim sot kemi bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të cilat që për të adresuar këtë krizë energjitike janë të nevojshme këto masa:
-shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë FSHU-në me të gjithë sasinë e nevojshme me qëllim plotësimin e plotë të gjithë kërkesës së tregut të rregulluar, atij të 0.4 volt, ose grupi i abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël, sipas çmimit për njësi të energjisë elektrike të miratuar nga Asambleja e përgjithshme e shoqërisë”
, tha Balluku.
Balluku u pyet edhe për zonën e Yzberishtit në Tiranë, pasi prej një jave në një afat kohor prej 2-3 orësh ka ndërprerje të energjisë elektrike, Balluku u shpreh se nuk është në dijeni të këtij fakti, por me siguri deklaroi se ajo do jetë një zonë në remont.
“Do ishte gabim që unë të përgjigjem gabim për zonën e Yzberishtit, por nëse i drejtoheni OSHEE ne kemi një raport ditor për zonat që do jenë remont. Nuk jam e informuar, nëse i drejtoheni OSHEE-së do merrni informacion, edhe pse ajo funksionon me njoftime për zonat në remont, por do të jetë patjetër një zonë që është në remont”, tha Balluku.
Balluku me këtë përgjigje i kaloi topin OSHEE-së, duke thënë se pranë tyre marrin informacionin e duhur, duke hequr kështu përgjegjësinë nga vetja.

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1OSHEEpa dritayzberishti

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
Deklaratat e Laportës për Messin, trembet PSG-ja?

Messi e riktheu në Champions, largimi i tij e eliminoi, çfarë ndodhi me Barçën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com