GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Preken edhe furrat e bukës, zbardhen dy propozimet për rritjen e tarifave të energjisë

17:39 - 04/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Preken edhe furrat e bukës, zbardhen dy propozimet për rritjen e tarifave të energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset do të përballen me rritje deri në dyfish të tarifave të transmetimet dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike. Këto shifra prezantohen nga dy vendime të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike ku i është hapur drita jeshile shqyrtimit të kërkesave të operatorëve të transmetimit dhe shpërndarjes për rritjen e çmimit të shërbimit.

Rishikimi i tarifave do të bëhet në bazë të treguesve financiarë të dy kompanive, ndërkohë kosto fundore bie mbi konsumatorin edhe pse tarifat me të larta të parashikuar mbi biznesin. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkojnë tarifa më të larta.

Kush ka lidhje tensioni 35kv, 20kv dhe 0.4 kv, do të paguajë më shtrenjtë energjinë elektrike. Këtu përfshihen edhe furrat e bukës që furnizohen me linjë tensioni 04 kv.

Enti Rregullator i Energjisë jep të dhëna edhe mbi totalin e të ardhurave të kërkuara nga 2 kompanitë, ku edhe bazohet kërkesa e tyre për rritjen e tarifave. Operator i Transmetimit kërkon të ardhura në vlerën e rreth 11 876 milionë lekëve ku sasia e energjisë e parashikuar për t’u lëvruar në rrjetin e transmetimit është 7.720 gigavat/orë.

Në bazë të propozimit, tarifa e shpërndarjes për 35 kv ishte 1.5 lekë/kwh dhe do të bëhet 261 lekë/kwh, duke shënuar një rritje me 74%.

Tarifa e shpërndarjes për 25kv ishte 3.9 lekë/kwh dhe do të bëhet 3.99 lekë/kwh, duke shënuar një rritje me 2.3%.

Ndërkohë tarifa mesatare e shpërndarjes do të shënojë një rritje me 34%, pasi vlera e shpërndarjes përpara këtij vendimi të Këshillit të Ministrave ishte 4.79 lekë/kwh dhe do të bëhet 6.63 lekë/kwh.

Propozimi i OSSH

Në aplikimin e përditësuar, konstatohet se OSSH sh.a., ka vijuar të kryejë llogaritjet e

shpenzimeve të transmetimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e

shpërndarjes bazuar në tarifën e transmetimit në fuqi.

• Totali i të ardhurave të kërkuara nga shoqëria OSSH sh.a., për vitin 2022 është në vlerën 37,108

miliardë lekë, ku sasia e energjisë elektrike e parashikuar për tu lëvruar në rrjetin e shpërndarjes

është 5,776 GWh, duke rezultuar në një tarifë mesatare shpërndarje prej 6.42 lekë/kWh ose në

një rritje prej 34% nga tarifa prej 4.79 lekë/ kWh në fuqi e miratuar nga ERE. Shoqëria OSSH

sh.a., gjithashtu ka propozuar miratimin e tarifave sipas nivelit të tensionit për vitin 2022, si

më poshtë vijon:

a) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 35 kV — 2.61 Lekë/Kwh

b) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 20-6 kV— 3.99 Lekë/Kwh

c) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.4 kV— 6.63 Lekë/Kwh

Propozimi i OST

Totali i të ardhurave të kërkuara nga shoqëria OST sh.a., për vitin 2022 është në vlerën 11,876

milion lekë, ku sasia e energjisë elektrike e parashikuar për tu lëvruar në rrjetin e transmetimit

është 7,720 GWh, duke rezultuar në një tarifë mesatare të transmetimit të energjisë elektrike

prej 1.54 lekë/kWh për vitin 2022 dhe për periudhën rregullatore 3 vjeçare 2022-2024, një

tarifë mesatare transmetimi prej 1.47 lekë/ kWh ose një rritje prej 96% nga tarifa prej 0.75

lekë/kWh në fuqi e miratuar nga ERE.

Kjo rritje çmimesh pritet të prekë bizneset e vendit të cilët furnizohen me energji elektrike nga OSSH-ja, ku një ndër sektorët e prekur do të jenë dhe bizneset e Furrës së Bukës. Ndonëse aktualisht kjo rritje prek drejtpërdrejtë bizneset, zinxhiri ka gjasa të mos shkëputet këtu, por të transmetohet dhe në hallkën tjetër, atë të familjeve të thjeshta shqiptare, të cilat konsumojnë produktet e këtyre industrive.

Etiketa: krize energjitikekryesore2OSTpropozimerritje cmimeshVKM

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Greqia rekord infektimesh, regjistron 16 viktima nga Covid-19

COVID-19 Greqi, 5.157 raste të reja dhe 88 humbje jete në 24 orët e fundit.

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com