GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Premtimi bosh i Veliajt, Zhulali: Shkollat e Tiranës janë pa mensa dhe pa kushte

15:02 - 04/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Premtimi bosh i Veliajt, Zhulali: Shkollat e Tiranës janë pa mensa dhe pa kushte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka kritikuar ashpër projektin e ushqimit falas në shkollat publike, duke e cilësuar atë një tjetër mashtrim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas saj, ky premtim nuk ka as buxhet, as infrastrukturë dhe nuk ofron një zgjidhje reale për nxënësit e Tiranës.

Zhulali kujton se projekti u premtua vite më parë si pjesë e nismës “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, por përfundoi i zbatuar në një formë të kufizuar dhe joefektive. Aktualisht, në vend që të ofrohet ushqim në shkolla, familjet e një grupi të vogël nxënësish marrin një kompensim financiar minimal. Ajo thekson se ky model nuk arrin të mbajë fëmijët në shkollë, nuk eliminon rrezikun e braktisjes dhe nuk garanton një vakt të shëndetshëm.

Për më tepër, ky projekt nuk është parashikuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025, duke e bërë të pamundur zbatimin e tij në një shkallë më të gjerë. Sipas Zhulalit, premtimi për ushqimin falas mbetet një tjetër “fantazmë” në listën e projekteve të parealizuara nga Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Mashtrimi i radhës i Erion Veliajt, një premtim bosh, pa buxhet, pa infrastrukturë dhe pa zgjidhje për banorët e Tiranës.
Projekti i ushqimit falas në shkollat publike të Tiranës është një tjetër fantazëm që do të përndjekë gënjeshtarin Erion Veliaj.
Për ata që nuk e mbajnë mend, ushqimi falas në shkollat publike të Tiranës, u premtua dikur nga Erion Veliaj në formën e projektit “Bëjmë detyrat e shtëpisë”.
I mbetur prej vitesh në letër, më në fund u duk se do të vihej në zbatim në fund të vitit të kaluar. Por, në vend të ofrimit të ushqimit në shkolla për 114 nxënës, përfundoi si një kompensim financiar për disa familje në nevojë, duke devijuar krejtësisht nga qëllimi fillestar që synonte të shpëtonte fëmijët nga rruga dhe të nxiste ndjekjen e shkollës përmes ushqimit falas.
Fakte
1. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” mbulon vetëm 114 nxënës të përzgjedhur nga 7 shkolla të Tiranës (Ardian Klosi, Hasan Tasin, Gjergj Fishta, Skënder Luarasi, Androkli Kostallari, Dhora Leka, Konferenca e Pezës dhe Ramazan Jarani). Ky numër është jashtëzakonisht i kufizuar në krahasim me 54.777 nxënës që ndjekin shkollat 9-vjeçare publike në Tiranë.
2. Nuk i shërben qëllimit: Në vend që të ofrohet ushqim real në shkolla, projekti, që nga dhjetori 2024, zbatohet si një kompensim financiar prej 222.3 lekë në ditë për familjet e 114 nxënësve. Pra fëmijët NUK shpëtohen nga rruga, NUK qendrojnë realisht në shkollë pas mësimit për t’u ushqyer dhe bërë detyrat, dhe ndërkohë shtohen burokracitë për familjet që marrin bonusin ushqimor. Padyshim që kjo shumë është edhe krejt e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat ushqimore të një fëmije në mënyrë të duhur.
3. Mungesa e buxhetit: Ushqimi falas NUK është parashikuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025. Zëri për kompensimin ushqimor është vetëm 19.451.250 lekë. Për të mbuluar 54.777 nxënësit e Tiranës, do të nevojiteshin rreth 2.2 miliardë lekë në vit, një shifër larg buxhetit të parashikuar.
4. Mungesa e Infrastrukturës:
Projekti nuk mund të zbatohet për shkak të mungesës së infrastrukturës në shkollat publike të Tiranës: Shumë shkolla në Tiranë funksionojnë me dy turne, duke kufizuar kohën dhe hapësirën e disponueshme për ushqimin e fëmijëve. Shkollat nuk kanë mensa, por as kushte ngrohjeje/ftohjeje, ose kushte higjienike dhe sanitare të nevojshme për të ofruar ushqim në mënyrë të sigurt dhe të organizuar.
Erion Veliajn e ndjekin disa fantazma nëpër Tiranë. Fantazmave të incineratorit, impjantit të ujërave të zeza, dhe 1 milionë pemëve, tashmë do t’u shtohet dhe një tjetër – kësaj here pa buxhet, pa infrastrukturë dhe gjithmonë PA zgjidhje për banorët e Tiranës.
Etiketa: Kryesore1ShkollaVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit     

Valbona Kola i derdh 326 MLN lekë Arben Çelës, pa plotësuar kriteret e tenderit    

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com