GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenca sllovene e BE: Bullgaria s’do të jetë pengesë për Shqipërinë

22:37 - 23/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenca sllovene e BE: Bullgaria s’do të jetë pengesë për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën pas mbledhjes së ministrave europian, sekretari i shtetit të Sllovenisë në ministrinë e punëve të jashtme, Gašper DOVŽAN , ka treguar se çfarë u diskutua në mbledhje në  lidhje me samitin që do mbahet me 16 dhe 17 dhjetor. Ai tha se mes tyre u diskutuar fakti që për çështje e Bullgarisë ka mbetur pezull integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por të gjithë kanë qenë në një mendje se shumë shpejt ky proces do të avancojë. Ai tha se Sllovenia do nisë negociata që Bullgaria të mos jetë më pengesë për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.

Ne diskutuam për zgjerimin. Diskutimet u përqendruan në disa çështje të mbetura pezull. Jam i kënaqur që të shoh se ka një mbështetje të madhe për tërë procesin e zgjerimit. por ju e dini, se ka disa çështje bilaterale të ngritura veçanërisht nga Bullgaria, por shpresoj, që në kohën që mbetet gjatë presidencës tonë, ne do të jemi në gjendje të avancojmë me këtë çështje. Ky proces duhet të jetë pozitiv dhe shpresoj që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë konstruktive. Unë flas nga eksperienca. Sllovenia kur ishte vend kandidat dhe përgatitej të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, duhej të zgjidhte problem bilaterale me dy vende anëtare të Bashkimit Europian dhe ndërkohë; një fqinj i yni po negocionte ndërkohë me një tjetër shtet anëtar. Ndaj, ne e dimë, sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë është e rëndësishme. Shpresoj, që ne mund të hedhim hapa pozitivë përpara dhe ne do bëjmë gjithçka”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tha se, akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare që Bullgari do të heqë këtë pengesë, ama sinjalet janë pozitive dhe vendet e BE, po punojmë për rregulluar marrëdhëniet midis vendeve.  “Në politikë është e rëndësishme të jesh optimist. Roli i një politikani është të krijojë hapësirë për një zgjidhje. Kjo është ç’ka ne po përpiqemi të bëjmë. Unë nuk dua të spekulloj, se si do zgjidhet në fund çështja e zgjerimit, por ajo që është e rëndësishme të kuptohet, është se zgjerimi është një shans për të gjithë. Proceset e zgjerimi kanë ofruar prosperitet dhe përmirësuar marrëdhëniet midis fqinjëve dhe është e rëndësishme të tregohen përfitimet e zgjerimit të Bashkimit Europian edhe atyre forcave që janë skeptike ndaj këtij procesi”, tha ai.

Sakaq, ai tha se Shqipëria dhe vendet e tjera që janë në pritje nuk duhet të zhgënjehen dhe humbasin shpresat, pasi BE po vlerëson çdo hap të tyre dhe po mundohet të bind ato shtete që nuk janë dakord.

“Kur fola për besueshmërinë e Bashkimit Europian dhe procesit të zgjerimit, e kam sinqerisht dhe seriozisht. Fatkeqësisht, gjatë dy vjetëve për shkaqe të ndryshme, ne nuk kemi vërejtur asnjë hap para. Ky nuk është një problem vetëm i Bashkimit Europian. Por ne duhet të jemi të ndershëm dhe të besueshëm dhe duhet të hedhim hapa para kur është e nevojshme. Ne kemi pare sot në debatin e ministrave shumë vlerësime pozitive, ka patur hapa para kryesisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri dhe këto hapa duhen shpërblyer. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, por vendimmarrja funksionon në këtë rast mbi bazën e rregullave të unanimitetit. Shpresojmë që të bindim dhe ata që nuk janë të bindur. Procesi i negociatave të anëtarësimit është ai që mundëson transformimin e vendeve kandidate dhe krijon përfitime për të dyja palët në tryezën e negociatave”, u shpreh ai.

Sakaq, bëhet me dije se ministrat e çështjeve europiane do të mblidhen sërish në 14 dhjetor të diskutojnë për fiksimin e mundshëm të një date lidhur me mbajtjen e konferencave ndërqeveritare të para me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë e Malin e Zi.

Etiketa: BEBullgariKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike
Breaking Views

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Para
Gazetari i njohur zbulon fituesin e “Topit të Artë”

Gazetari i njohur zbulon fituesin e “Topit të Artë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen

13:48 - 28/12/25

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco...

Lexo më shumë
Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit

Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit

13:45 - 28/12/25
Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit

12:50 - 28/12/25
Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan

Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan

12:46 - 28/12/25
Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

12:34 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com