GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Presidentët Bill Clinton dhe Xhorxh Bush janë pranë Wilsonit në ‘Malin Rushmor’ shqiptar

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentët Bill Clinton dhe Xhorxh Bush janë pranë Wilsonit në ‘Malin Rushmor’ shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Presidenti Bill Clinton fitoi një vend pranë Wilsonit në ‘Malin Rushmor’ shqiptar të mirënjohjes për Amerikën. Paralel me luftën për çlirimin e Kosovës, Amerika në 1999 udhëhoqi edhe një nga fushatat më të mëdha të ndihmës humanitare në histori, atë për strehimin ushqimin dhe kujdesin shëndetësor për popullsinë shqiptare të dëbuar nga Kosova, që kryesisht erdhi në Shqipëri dhe Maqedoni.

Më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë nga vendi i tyre. Solidariteti i popullit dhe shtetit shqiptar, si dhe i vëllezërve të tyre në Maqedoni ishte i madh, por burimet e tyre ishin fare të pamjaftueshme për të përballuar një emergjencë të tillë humanitare. Mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, sensibilizuan botën për këtë emergjencë humanitare dhe nga të gjitha anët, në radhë të parë nga Amerika erdhën shumë organizata humanitare për të marrë në dorë situatën.

Promotori i angazhimit të organizatave ndërkombëtare të ndihmës humanitare ishin gjithashtu amerikanët. Vetë qeveria amerikane mori pjesë në këtë fushatë humanitare me organizmat e saj të këtij lloji. Kjo ishte fushata e pestë amerikane e ndihmës humanitare që zhvillohej gjatë shekullit XX. Në sajë të kësaj fushate nuk pati vdekje masive te refugjatët shqiptarë të luftës të ikur nga Kosova, siç ndodh në botë me popullsitë e zhvendosura në mënyrë të dhunshme, dhe që pësojnë shumë vdekje nga uria dhe sëmundjet. Amerikanët e prishën edhe llogarinë e Milosheviçit se popullsia shqiptare e zhvendosur nga Kosova do të vdiste masivisht në Shqipëri dhe në Maqedoni.

Përveç Clintonit, një tjetër vend në ‘Malin Rushmor’ të mirënjohjes shqiptare për Amerikën e fitoi Presidenti Bush i Riu, i cili në qershor 2007 u bë i pari president amerikan që vizitoi Shqipërinë dhe që nga Tirana shpalli dy lajme të mira për kombin shqiptar: Se pavarësia e Kosovës nuk mund të vonohej më, dhe se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të ishte një gjë e shpejtë. Nëqoftëse babai i tij, Presidenti Bush i Vjetri hoqi një ‘vijë të kuqe’ në hapësirë, për Kosovën, me paralajmërimin e tij ndaj Serbisë që të mos e zgjeronte luftën në Kosovë, Bush biri në 2008 hoqi një vijë të kuqe në kohë, sa i përket statusit të Kosovës, duke paralamëruar pavarësinë e saj të shpejtë.

Të dy këto gjëra do të ndodhnin në vitin në vazhdim, që do të ishte viti i fundit i Bushit të Ri në pushtet, dhe ndodhën pa u mbushur një vit nga vizita e tij në Tiranë. Në përvjetorin e vizitës së tij në Shqipëri Kosova kishte shpallur pavarësinë dhe ishte njohur nga shumë shtete, dhe Shqipëria kishte marrë ftesën për t’ u anëtarësuar në NATO. Me këtë u bë realitet ëndrra e vjetër e shqiptarëve, që nga koha e Rilindjes Kombëtare, që Shqipëria të ishte nën diellin që lindte nga Perëndimi, siç thoshte Naim Frashëri. 2008 u bë kështu një tjetër vit gurthemeli në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Marrëdhëniet speciale shqiptaro-amerikane u konfirmuan kur në 2012, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, Sekretarja e Departamentit të Shtetit Hillary Clinton nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, iu tha shqiptarëve fjalinë historike: ‘SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e parë të pavarësisë dhe do të vazhdojmë te jemi me ju edhe në 100 vjetët e ardhshëm!’

Këto fjalë u pritën me duartrokitje të zgjatura nga deputetët e të gjitha krahëve të parlamentit. Pas 100 vjetësh, një tjetër Sekretar i Departamentit të Shtetit do të thotë në Tiranë: ‘SHBA kanë qëndruar me ju për 200 vjetët e parë të pavarësisë dhe do të vazhdojmë te jemi me ju edhe në 200 vjetët e ardhshëm!’

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Surpriza/ Dhjetëra të rinj nga Kosova mbajnë emrin Klinton

Surpriza/ Dhjetëra të rinj nga Kosova mbajnë emrin Klinton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja...

Lexo më shumë
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:35 - 06/11/26
Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

10:52 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com